Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Roskovec, Fier.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë-Suk 1, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e goditjes së fortë, janë dëmtuar mbi 30 krerë dele, ndërsa çobani që po i shoqëronte ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, të dëmtuar kanë mbetur edhe drejtuesit e dy automjeteve, të cilët po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësitë e përplasjes fatale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.