Politike

Aida Hajnaj në krye të BKH, reagon ONM: Hap i rëndësishëm

Drejtoresha e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, ka reaguar pas emërimit të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një postim në Twitter, Calavera, e cila është edhe Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që asiston procesin e Vettingut, emërimin e Hajnajt e quan një hap të rëndësishëm lidhur me reformën në drejtësi në vend.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri!”, shkruan Calavera.

Aida Hajna u zgjodh një ditë më parë në krye të BKH-së.  Hajna ka punuar si zv/Drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe radhitej ndër emrat e parë të drejtuesve të lartë të uniformave blu që kaloi me sukses procesin e vettingut në polici.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë