Politike

Ahmetaj: Sot u bë raprezalja e radhës në familjen time, pleqve u janë marrë dhe celularët

Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve  Arben Ahmetaj ka reaguar me njw postim nw facebook nga arratia.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, shkruan Ahmetaj në facebook nga Anglia ku ndodhet në arrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë