Futboll

Agolli largohet nga Azerbajxhani, aventurë të re në SHBA

Pas një dekade suksesesh personale dhe arritje të mëdha në futbollin azerbajxhanas, Ansi Agolli është larguar për të nisur një aventurë të re futbollistike. Mbrojtësi tiranas ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e akontratës me ekipin e tij Karabak, ku për disa vite me radhë ai ishte edhe kapiten. Agolli tashmë është transferuar në ligën e dytë të futbollit amerikan, në ekipin e Nju York Kozmos.

Për këtë largim të Agollit nga kampionati i Azerbajxhanit ka reaguar në rrjetet sociale edhe presidenti Ilir Meta. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Meta shkruan se Ansi për vite me radhe kishte qenë ambasadori më i mirë i Shqipërisë në Azerbajxhan. Ndër të tjera kreu i shtetit ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar edhe një video nga momenti i përshëndetjes së Agollit me tifozët e Karabakut.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/406506660083792/

Ansi Agolli është një futbollist i dalë nga akademia e Tiranës. Me ekipin bardheblu, Agolli luajti për disa sezone mjaft të mira, para se të transferohej jashtë vendit. Mbrojtësi 36-vjeçar ka luajtur me ekipi si Ksamaks, Lucern, Krivbas dhe më pas me Karabakun, ku kaloi edhe pjesën më të karrierës së tij futbollistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë