Në një ndeshje delikate që starton Ligën e Kombeve në skuadrën e Shqipërisë rikthehet edhe kapiteni i saj, Ansi Agolli. Mbrojtësi ka dalë në krah të trajnerit Christian Panucci duke folur për ndeshjen në “Elbasan Arena”. Për futbollistin tiranas që prej vitesh luan në kampionatin e Azerbajxhanit kur thirresh në kombëtare duhet të jaësh gjithmonë maksimumin.
“Kombëtarja është maksimumi dhe ne duam të japim kontributin tonë, në fushë dhe jashtë saj sa herë që ajo ka nevojë për ne”.- tha mbrojtësi.
Më tej, kur pyetet për mungesën dy vjeçare, Agolli thotë se ai ndihet gati dhe se nuk e mendon atë periudhë. Sipas kapitenit të kombëtares humbjet në dy ndeshjet e fundit miqësore Shqipërisë i janë bërë mësim.
“Ju thoni që unë jam larguar, por mua më duket sikur nuk jam larguar nga kjo kombëtare. Shpresojmë të ndihmojmë të rinjtë, edhe pse ata duhet të japin vetë maksimumin. Jemi gati për nesër, është një klimë pozitive. Humbjet na ka dhënë shumë mësime dhe nesër do të jetë ndryshe”.- deklaroi kapiteni kuqezi.
Ndërkohë duke folur për objektivat këtë kompeticion të ri, Agolli tha se nuk duhet të nxitohemi.
“Është pak herët. Nesër fillon kompeticioni i ri, një eksperiencë e re. Objektivi është që ne të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të fitojmë ndeshjen më pas të shohim”.- u shpreh Ansi Agolli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.