Sociale

Agjencia e Barnave: Spitalet private nuk kryejnë analiza Covid-19

Asnjë spital privat nuk është i certifikuar për të kryer analizat mjekësore dhe teste tek qytetarët për të provuar nëse janë të prekur nga koronavirusi apo jo.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka reaguar publikisht pas qarkullimit në rrjetet sociale dhe në disa media elektronike të lajmit se testet për Covid-19 ofrohen edhe nga spitalet private në Shqipëri.

“Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19”, thuhet në njoftimin e AKBPM-së.

Aktualisht, testet që njihen edhe nga Instituti i Shëndetit Publik kryhen nga laboratori i këtij të fundit, i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi pak ditë më parë se do të pajisë edhe laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me materialet e nevojshme për kryerjen e këtyre testeve.

Më Shumë