Futboll

Agim Ademi, në krye të Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për 4 vite

Gazeta Si - Nuk kishte asnjë dyshim. Agim Ademi do të jetë në krye të Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për 4 vitet e ardhshme, pasi ka fituar sot zgjedhjet për president, ku ka marrë 42 vota.

Ademi kandidonte i vetëm për kreun e FFK-së, pasi Gramoz Vokrrit, djalit të legjendës Fadil Vokrri, nuk iu lejua të merrte pjesë në garë për çështje dokumentacioni. Në zgjedhjet e sotme nuk morrën pjesë disa klube të futbollit kosovar.

Agim Ademi fiton mandatin 4-vjeçar ne krye te FFK-se. Gazeta Si, 6 prill 2022

Duhet theksuar se edhe në Kosovë, ashtu si në Shqipëri, zgjedhjet për kreun e institucionit që drejton futbollin, janë kontestuar jo pak. Gjithsesi, tani është fakt se FFK do të drejtohet nga Ademi edhe për 4 vjet. Nuk ka vonuar ndërkohë urimi i rastit nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë