Kosova

Afrim Bunjaku shpallet ‘Hero i Kosovës’, Kurti: Asgjë nuk do jetë më njësoj për Kosovën

Nga Gazeta ‘Si’ - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur “Heroi i Kosovës” policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri.

Osmani shtoi se sulmi i djeshëm kishte për qëllim që ta destabilizonte jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. 

Në mbledhjen përkujtimore për efektivin e rënë në krye të detyrës, ndërsa shprehu ngushëllimet, kryeministri Albin Kurti tha se nga dita e djeshme, asgjë nuk mund të jetë më njësoj për Kosovën.

“Ky reagim profesional dhe i matur i Kosovës dje, ishte në përputhje me vetë natyrën e shtetit tonë demokratik dhe perëndimor. Bunjaku ishte i martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve.

22 vite të kaluara në policinë e Kosovës, vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero të Kosovës Afrim Bunjakun. Sot përkulemi me nderime me respekt si dhe zotohemi për të vënë drejtësi.

Lavdi rreshter Afrim Bunjakut, hero i Republikës së Kosovës.”- tha Kurti i cili shtoi se faktet dolën sheshazi para bashkësisë ndërkombëtare.

“Para secilit që ka kurajë dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë”, vijoi ai.

Në mbledhjen përkujtimore ndodhet edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani dhe ministri i brendshëm, Taulant Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë