Aeroportet europiane ka të ngjarë të përballen me mungesa të karburantit për avionë nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda tre javëve, shkruan në një letër Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, drejtuar Komisionerit të Transportit të BE-së, Apostolos Tzitzikostas.
“Nëse kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit nuk rifillon në mënyrë të rëndësishme dhe të qëndrueshme brenda tre javëve të ardhshme, një mungesë sistemike e karburantit për avionë do të bëhet realitet për Bashkimin Europian,” thuhej në letër, duke paralajmëruar se mungesa e mundshme mund të dëmtojë ekonominë europiane duke ndërprerë sezonin e pikut turistik gjatë verës.
Organizata i bëri thirrje bllokut të monitorojë furnizimin me naftë, pasi çmimet e energjisë mbeten të larta pavarësisht armëpushimit të vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Ngushtica, përmes së cilës kalon rreth 20%e naftës botërore, është bllokuar nga Irani që nga fillimi i luftës gjashtë javë më parë.
Çmimet e naftës janë rritur në nivel global si pasojë dhe kanë nxitur frikë për një krizë ekonomike botërore. Rihapja e këtij korridori detar ishte një pjesë kyçe e marrëveshjes së paqes së Donald Trump me regjimin iranian.
Por, disa ditë më vonë, ai mbetet ende i bllokuar, ndërsa Irani ka paralajmëruar se anijet do të duhet të paguajnë një taksë deri në 2 milionë dollarë për çdo kalim ose përndryshe do të përballen me shkatërrim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje