Ushqim

Administrata e Ushqimit dhe Barnave: Pula e rritur në laborator është e sigurt për t’u ngrënë

Një produkt mishi i rritur në një laborator është përgatitur për konsum njerëzor për herë të parë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), ka dhënë miratimin për pulën e kultivuar me qeliza, pasi bëri një “vlerësim të kujdesshëm”.

Pula është bërë në rezervuarë nga firma Upside Foods, duke përdorur qeliza të mbledhura nga kafshë të gjalla dhe do të mund t’u shitet konsumatorëve pas një inspektimi nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. FDA tha se përdori të dhënat dhe informacionin e ofruar nga kompania për të marrë vendimin e saj.

Themeluesja dhe shefja ekzekutive e firmës, Uma Valeti, tha se kanë bërë histori.

Upside Foods do të ketë një sërë pengesash para se të mund të shesë produktet e saj por Valeti e quajti këtë gjë një moment vendimtar në historinë e ushqimit.

Disa kompani ushqimore janë përpjekur të zhvillojnë produkte të ngjashme, të cilat mund të çojnë në kursime të mëdha në emetimet e karbonit dhe ujit, si dhe në lirimin e tokës për natyrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë