Sociale

Administrata do jetë në punë nga ora 8:00 deri në 13:00

Me masat e reja e vendosura për shtetrrethimin në Shqipëri, ka detyruar qeverinë që të nxjerrë një urdhër të ri për administratën për të punuar gjatë javës. Sipas këtij urdhri që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, administrata gjithashtu në bazë të këtij rregulli të ri do të jetë e detyruar që të punojë nga ora 08:00 deri në 13:00.

"Përjashtimisht  nga  sa  parashikohet  në pikën 2, të këtij kreu, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë  së  shkaktuar  nga  COVID-19,  orari  i punës për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës publike/shtetërore është 08:00-13:00. Nëpunësit  civilë  dhe  punonjësit  e  përmendur  në këtë  pikë,  gjatë    kësaj    periudhe,  ngarkohen  të  kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet nga eprori  i  drejtpërdrejtë  apo  titullari  i  institucionit,  e cila  mund  të  përmbushet  në  kushtet  e  banesës, nëpërmjet  komunikimit  telefonik  apo  të  mënyrave të tjera të komunikimit elektronik", thuhet në vendimin e nxjerrë nga qeveria

Kjo VKM është nxjerr në zbatimit të nenit 7 të Kodit të Punës dhe të ligjit  “Për parandalimin   dhe   luftimin  e infeksioneve  dhe sëmundjeve  infektive”, ku detyron punonjësit të punojnë edhe në kushtet e banesës.

Për parandalimin e lëvizje të pakontrolluara të njerëzve qeveria me anë të një urdhri të posaçëm të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u vendos një shtetrrethim prej 40 orësh. Në vendimin e firmosur më 20 mars përcaktohet se "Lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën 05:00-13:00, duke filluar nga dita ehënë, datë 23 mars, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare".

Urdhri i ministres Manastirliu

"Kufizimi i lëvizjes, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë për të gjitha kategoritë: kmbësor, biçikleta, ciklomotorit, motomjete dhe mejte, duke filluar që nga ora 13:00 e ditës së shtunë, datë 21 mars deri në orën 5 të mëngjesit, të datës 23 mara. Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave dhe të produkteve ushqiore, Policia e shtetit, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe së shërbimet në banesë (delivery)", thuhet në pikën dy të këtij vendimi.

Faksimile e urdhrit te firmosur nga Ministrja Manastirliu

Qeveria miratoi një listë të posaçme të aktiviteteve dhe bizneseve që lejohen pas mbarimit të këtij shtetrrethimi, që nis nga e hëna, e më një orar të ri lëvizjesh nga ora 05:00-13:00. Lista e aktiviteteve të ndaluara ndërkohë hyn në fuqi në datën 24 mars në ora pesë e mëngjesit.

Ndërsa ëstë pëcaktuar se punonjësit e bankave, të linjave të prodhimit dhe të furrave të bukës do të lejohen vetëm për të shkuar në puna dhe kthyer në punë dhe asnjë lëvizje tjetër, pasi në të kundërt ato do të gjobiten


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë