Lajme

Acari e dëbora pezullojnë mësimin në 280 shkolla

Moti i ftohtë dhe reshjet e borës kanë detyruar disa Drejtori Arsimore Rajonale të marrin vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla.
Në total janë rreth 280 shkolla kryesore dhe vartëse që nuk kanë nisur procesin mësimor për shkak të kushteve të motit.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes një deklarate për shtyp.
“Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, është pezulluar mësimi për sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar.
Në total janë rreth 280 shkolla kryesore dhe vartëse që nuk kanë nisur procesin mësimor për shkak të kushteve të motit”, thuhet në njoftimin për mediat.
Ndërkohë që në zonat e tjera të vendit, Ministria e Arsimit njofton se mësimi vijon normalisht.
Për ato shkolla ku sot mësimi është pezulluar, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vijim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë