Drejtësia

Abuzim me tenderët, SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Thoma Gëllçin

Gazeta Si - Thuajse pas një viti hetimesh, SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për ish-Drejtorin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi.

Por duke përfituar nga pranimi i gjykimit të shkurtuar, dënimi parashikohet t’i ulet në 1 vit e 8 muaj burg.

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se ka abuzuar me një tender me vlerë rreth 87 milionë Lekë për hapjen e kanalit RTSH Agro.

Po ashtu të pandehur janë marrë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të cilët SPAK kërkoi 12 muaj burg

Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit tetor 2021, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.

Në dosjen  e SPAK, thuhet se Gëllçi keqmenaxhoi fondet në zbatimin e një kontrate që nuk u zbatua brenda afatit 45 ditor.

Prokuroria thekson se ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH-së se ka kryer një procedurë tenderimi dy vjet përpara fillimit të funksionimit të kanalit. Prokurorimi për blerjen e pajisjeve është bërë që në tetor të 2018-ës.

Sipas SPAK, blerjet e pajisjeve janë kryen pa u marrë miratimi nga AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë