Drejtësia

Abuzim me tenderët, shtyhet në 2 qershor vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së

Gazeta Si - Shtyhet vendimi për ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Shkak, u bënë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Gjykata e Posaçme vendosi që vendimi të jepet më datë 2 qershor në orë 13:30.

Për ish-drejtorin e RTSH-së, SPAK kërkoi dënimin e tij me 1.8 vite burg. Ndërsa për tre të pandehurit e tjerë, u kërkua dënimi me 1 vit burg.

Gëllçi, i akuzuar për shpërdorim detyre, dyshohet se ka abuzuar me një tender me vlerë rreth 87 milionë lekë për hapjen e kanalit ‘RTSH Agro’.

Po ashtu të pandehur janë marrë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të cilët SPAK kërkoi 12 muaj burg

Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit tetor 2021, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.

Në dosjen  e SPAK, thuhet se Gëllçi keqmenaxhoi fondet në zbatimin e një kontrate që nuk u zbatua brenda afatit 45 ditor.

Prokuroria thekson se ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH-së se ka kryer një procedurë tenderimi dy vjet përpara fillimit të funksionimit të kanalit.

Prokurorimi për blerjen e pajisjeve është bërë që në tetor të 2018-ës.

Sipas SPAK, blerjet e pajisjeve janë kryen pa u marrë miratimi nga AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë