Politike

Absurdi politik në emër të integrimit/ Shalsi me një grup deputetësh do të kontrollojnë Ramën dhe organet e pavarura!

Në historinë parlamentare është gjithnjë opozita që zbaton mekanizmin e kontrollit qeverisës dhe jo vetëm. Kushtetuta i ka të përcaktuara qartë balancat mes pushteteve dhe rolin e Kuvendit në secilin prej organeve që raportojnë.

Por gjithcka pertej kesaj mund të ndodhë, mjafton të gjendet një arsye e pakundërshtueshme politike sic është ‘integrimi’. Edhe pse ne funksion te saj, Kuvendi ka ngritur gjithashtu një Këshill Integrimi

Konkretisht, PS-ja synon të ngrejë një grup pune të posacëm kryesuar nga Eduard Shalsi, që në thelb do të kontrollojë punën e qeverisë dhe organet e pavarura që raportojnë në Kuvend.

“E gjithë kjo iniciativë synon që parlamenti të ngrihet në lartësinë që i njeh kushtetuta por edhe të ndërmarrë në këto momente të rëndësishme të anëtarësimit në BE edhe një rol akoma më të rëndësishëm. Për këtë duhen kapacitete për shkak të volumit të punës së shtuar, për shkak të dhjetëra ligjeve por duhet mbi të gjitha ekspertizë. Ekspertiza është mjaft e rëndësishme. Ndaj është e domosdoshme që të kalojë në një nivel të ri puna e parlamentit, puna e komisioneve. Domosdoshmëria e përfshirjes së profesionistëve, ekspertëve është e tillë që nuk do të mund të përmbushë të gjitha pritshmëritë e qytetarëve apo ato që lindin nga procesi i integrimit”, tha Eduard Shalsi për TCH.

Po organet e pavarura?

“Roli dhe rolet e Kuvendit dhe përgjegjësitë e kuvendit janë të përcaktuara. Nuk do të mund të marrë ndonjë rol shtesë Kuvendi.  Ajo që do të duhet të ndodhë është që të rriten kapacitetet për të monitoruar, skrutinuar, kontrolluar punën e qeverisë dhe të institucioneve të ndryshme të pavarura siç bëjnë”, shtoi Shalsi.

Në korridoret e politikës kjo iniciativë e socialistëve ka nisur të komentohet si një përpjekje kontrolli ndaj organeve të reja të drejtësisë. Por si e shikon Eduard Shalsi këtë pretendim?

“Është thjeshtë në rastin më të mirë mos-kuptimësi në rastin më të keq një keqdashje në të kuptuar. Shumë e thjeshtë. Parlamenti do të duhet të modernizohet. Duhet të ngrihet në lartësinë e sfidave të kohës. Do të duhet që të luaj rolin që i beson kushtetuta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë