Kombetarja

Abrashi i bindur: Kam ardhur për dy fitore, grupi është në rrugën e duhur

Amir Abrashi është ndër të paktët futbollistë të mbetur nga “garda e vjetër” e Kombëtares. Mesfushori i Frajburgut, pavarësisht se dëmtimet nuk e kanë lënë rehat, është një lojtar i rëndësishëm te kuqezinjtë, falë grintës që transmeton te shokët e skuadrës.

Në konferencën për shtyp, Abrashi u shpreh se është 100% gati për dy ndeshjet e radhës. Ai theksoi se nuk ka rëndësi skema e lojës, por grupi dhe angazhimi në fushë. Mesfushori beson shumë për dy fitore në 180 minutat e radhës, si dhe për një fitore të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut. Mes të tjerash, Abrashi theksoi:

Amir Abrashi në konferencë shtypi. Gazeta Si, 8 tetor 2020

“Kam pasur probleme muskulore kohët e fundit, por jam shumë mirë para dy ndeshjeve të radhës, jam 100% gati për Kombëtaren. Ndihem shumë mirë, jam lojtari me më shumë ndeshje pas Berishës dhe dua ta ndihmoj ekipin edhe më shumë me eksperiencën time, dua ta forcoj grupin. Skemat i trajnerit e kam pranuar prej kohësh, thjesht duhet ta përmirësojmë ato që na kërkon ai.

Për mua nuk ka problem skema e lojës, rëndësi ka që jemi një grup i mirë dhe në rrugën e duhur, pavarësisht humbjes me Lituaninë. Shpresojmë të reagojmë dhe të marrim tri pikët ndaj Kazakistanit. Mjaft e vuajtëm ndeshjen me Lituaninë. Kam ardhur për dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme, por le të fokusohemi te sfida e së dielës me Kazakistanin. Për sonte shpresoj për një fitore të Kosovës ndaj Maqedonisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë