Futboll

Abazaj gjen akordin me Anderlehtin për huazimin

Kristal Abazaj është rikthyer nga dëmtimi, por nuk pritet që të luajë për Anderlehtin. Talenti 23-vjeçar që u transferua verën e shkuar nga kampionati shqiptar drejt Belgjikës nuk e pati startin e pritshëm në gjigandët belg të Anderlehtit. Pas dëmtimit që e la disa muaj jashtë fushave, Abazaj është gati për t’u rikthyer në fushë.

Por Anderlehti nuk ka kohë që të presë Abazajn dhe po mendon që ta huazojë atë në një tjetër ekip. Pas bisedës mes Abazajt dhe trajnerit të Anderlehtit të dy ranë dakord që huazimi do të ishte më e mira për mesfushorin shqiptar. Kushti i vetëm që patën drejtuesit e Anderlehtit dhe trajneri, ishte që 23-vjecari të huazohej në një tjetër skuadër në kampionatin belg. Kjo kërkesë ka të bëjë me ambientimin për Abazajn, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm në formën e tij më të mirë në sezonin e ardhshëm.

Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë interesim konkret për Abzajn. Por agjentët e lojtarit bashkë me ato të Anderleht janë hedhur në kërkim për t’i gjetur atij një ekip që do i garantonte më shumë minuta. Në verën e shkuar gjigandët belg të Anderlehtit paguan rreth 1 milionë euro te Skënderbeu që e kishte blerë në janarin e shkuar Abazajn nga Luftëtarin. Pas kësaj periudhë të vështirë dëmtimesh dhe mungese aktivizimesh, Abazaj humbi edhe vendin në kombëtare. Tashmë pritet që me rritjen e aktivizimit në Belgjikë njëkohësisht të vijë edhe rithirrja në skuadrën kuqezi të Panuçit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë