Politike

A po shkohet drejt normalizimit të raporteve Tiranë-Prishtinë? Balla takim me Svelçën në Morinë   

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se do të takohet sot ( e hënë) me homologun kosovar Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, takimi do të zhvillohet në orën 13:00 në Pikën Kufitare të Morinës dhe më pas një komunikim me mediat.

“Sot në orën 13:00 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla do të zhvillojnë një takim në Pikën Kufitare në Morinë. Pas takimit Balla dhe homologu Svelça do të kenë edhe një komunikim me mediat”, njofton Ministria e Brendshme.

Takimi në Piken Kufitare në Morinë ka një arsye sa kohë që kohët e fundit ka pasur ankesa për radhë të gjata pritjesh në pikën kufitare nga pushuesit kosovare.

Përpos saj, takimi merr një tjetër rëndësi ku prej kohësh kemi një ngrirje kontaktesh mes dy qeverive më saktë mes atyre që drejtojnë kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.

Edhe kushtëzimit të fundit që Kurti i bëri një takimi me Ramën kur ky i fundit shkoi në Prishtinë me mbledhjen e qeverive u reduktua në një shkëmbim dokumentesh formale përmes ministrive të jashtme respektive pa pasur kontakt të drejtpërdrejte mes ministrash.

Ndaj dhe takimi i sotëm duket si një lëvizje e parë drejt rikthimit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve edhe në nivel qeveritar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë