Ushqim

A po merrni sasinë e duhur të vitaminës C?

Në vitet 1940, Instituti Kërkimor Sorby i Anglisë kreu eksperimente për të mësuar se sa vitaminë C i duhet një personi për të shmangur skorbutin(Sëmundje që shfaqet me dobësi trupore të përgjithshme dhe me rrjedhje gjaku sidomos nga mishi i dhëmbëve). Gjetjet e studimit u përdorën më vonë edhe nga OBSH e cila ka thënë se vitamina C është e nevojshme për një shëndet të mirë. Një analizë e re e të dhënave të mbledhura në eksperimentet e Sorby zbulon se një personi në të vërtetë i duhen rreth dyfishi i sasisë aktuale të rekomanduar ditore të vitaminës C - 95 miligramë (mg) në ditë dhe jo 45 mg në ditë. Në vitin 1940 kur përfundoi studimi i parë fare hulumtuesit menduan se njerëzit kishin nevojë për vetëm 10 mg vitaminë C çdo ditë për të shmangur skorbutin. OBSH e keqinterpretoi këtë dhe katërfishoi shifrën kur bëri rekomandimet e saj. Por gjetjet e reja që u shfaqen në revistën “The American Journal of Clinical NutritionTrust Source” tregojnë se duhet më shumë sasi vitamine sepse ajo është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit, një proteinë që ndikon shumë në shëndetin e zemrës duke ruajtur muret e enëve të gjakut.
Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), në Shtetet e Bashkuara, aktualisht rekomandojnë 90 mg vitaminë në ditë për burrat dhe 75 mg në ditë për gratë. Studimi gjithashtu zbuloi se kërkon më shumë kohë për tu rikuperuar mungesa e vitaminës në trup dhe duhet shumë kohë për ta zëvendësuar. Studiuesit arritën në përfundimin se edhe marrja e dozave prej 90 mg në ditë për 6 muaj.
Michelle Routhenstein, një dietologe e cila nuk ishte e përfshirë në analizë shpjegoi se duhen më shumë hulumtime për të parë se sa sasi vitamine nevojitet për shëndetin e zemrës. Të dhënat nga studimet e hershme të Sorby u mblodhën me përpikëri dhe vazhdojnë të jenë me vlerë. Por metodologjitë e studimit pasqyrojnë një kohë shumë të ndryshme, kur bëhet fjalë për etikën e kërkimit.
Burimi: Medical News Today/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë