Interviste

A po kthehemi në karantinë? A është një opsion?

A do t’i kthehemi karantinës? Kjo pyetje po zë tani më shumë vend në mendjen tonë kur mësojmë se shifrat me të infektuar nga COVID-19 kanë kapërcyer disa fish numrat gjatë izolimit tre mujor në pranverë.
Erisa e cila punon si kameriere në një rrjet lokalesh në Tiranë thotë se ky vendim do të ishte fatal për të dhe familjen e saj, të cila jetojnë me qira.
“Ne erdhëm në Tiranë, pasi shtëpia jonë në Laç u dëmtua nga tërmeti dhe në familjen time prej pesë anëtarësh punojmë unë dhe vëllai. Këto masat e fundit duket se do të na çojnë në karantinë, por kjo do ishte shumë e vështirë për ne,” i thotë 20 vjeçarja Gazetës “Si”.
Vajza tregon se në familjen e tyre të ardhurat totale janë 50 mijë lekë në muaj, duke shtuar edhe faktin se puna në lokalin ku punon nuk është e njëjtë si përpara karantinës.
“Bakshishet nuk janë si më përpara, janë më pak dhe nuk ka aq njerëz sa thonë jo, as 500 lekë në ditë nuk shkojnë,” tregon Erisa.

Por çdo të thoshte një karantinë tjetër për situatën epidemiologjike në vend?
Ekspertët thonë se karantina nuk është një zgjidhje efikase për të kontrolluar infeksionin dhe këtë gjë e vërtetoi më së miri karantina që kaluam përpara 2 muajsh. Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho i tha Gazetës “Si” se fatkeqësisht në Shqipëri autoritetet shëndetësore dhe komiteti i ekspertëve po tregojnë se e vetmja mënyrë për të parandaluar Covid e për të kontrolluar përhapjen e epidemisë është karantina.
“Fatkeqësisht ne po shikojmë masa të karantinës të cilat po meren çdo ditë, ndoshta jo ajo karantinë që jemi mësuar të shohim në muajt e parë, por u ndalua përdorimi i pishinave, u ndalua përdorimi i një sërie mjedisesh argëtimi, u ndalua përdorimi i muzikës, mund të priten në çdo moment ndalime të tjera, pra ajo që unë shikoj është një karantinë të firmosur gradualisht, pra një karantinë që po ecën në drejtimin e kundërt me atë që ndodhi kur u hapën në muajin maj,” shprehet Dasho.

Eksperti i Shëndetiti Publik Erion Dasho

Përgjatë kësaj periudhe, të dhënat zyrtare kanë treguar se numri mesatar i rasteve është rritur mbi gjatë herë dhe numri i vdekjeve mbi 8 herë, ndërsa përqindja e personave që rezultojnë pozitive ka arritur 25% e numrit të të testuarve, pra një në katër persona.
Dasho i shpjegon Gazetës “Si” se karantina mund të ketë potencialin për të kontrolluar situatën epidemiologjike, por nuk është një zgjidhje.
Sipas tij zgjidhja janë masat inteligjente të cilat duhet të jenë shumë planëshe dhe të panadalojnë transmetimin e Covid-19 në shumë kompontë shoqërorë si spitale, në mjedise biznesi në administratë, në transportin publik, në familje aty ku është shumë e rëndësishme të parandalohet transmetimi i Covid. Dasho shpjegon se zgjidhja është një ndërhyrje strategjike shumë planëshe, ndërsa karantina e vetme nuk mund të ketë edhet në zgjidhjen e situatës. Edhe më parë është thënë nga shumë ekspertë të shëndetit publik, por edhe nga vetë epidemiologu Dasho që njerëzit edhe një herë e humbën besimin tek institucionet dhe ky virus thelloi edhe më shumë gjendjen e vështirë ekonomike.
“Në këto momente unë do të bëja thirrje përsëri Komitetit të Ekspertëve dhe autoriteteve shëndetësore që urgjentisht të hartojnë një strategji shumë planëshe, një strategji e cila të drejtohet nga parimet Testo- Gjurmo- Trajto, ku të testojnë më shumë, ku të testojnë më shumë, të gjurmojnë në metoda inteligjente, të forcojnë kapacitetet trajtuese, duke nisur nga mjeku i familjes deri tek spitalet terciare sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë të parandalojnë trajtimin e Covid kudo ku ka transmetim të infeksionit,” i thotë Dasho Gazetës “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë