Shendet

A mund t’i dëmtojë dhëmbët pastrimi i gurëzave? Bien poshtë mitet

Bashkë me larjen dhe pastrimin e rregullt të dhëmbëve, pastrimi i profesional (i gurëzave) është po aq i rëndësishëm.

Disa njerëz e shmangin pastrimin profesional sepse mendojnë se jo vetëm se do jetë i dhimbshëm por mund të dëmtojë dhëmbët.

Gjërat që shqetësojnë disa pacientë për pastrimin e dhëmbëve zakonisht ndahen në tre kategori:

-Metodat

-Produktet

-Efektet anësore

Në realitet, të gjitha metodat dhe produktet janë të sigurta. Efektet anësore që mund të ndjehen pas një pastrimi janë afatshkurtra dhe largohen shpejt. Dhe në fakt, sa më mirë të jenë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, aq më pak ka gjasa për ndonjë shqetësim.

A janë të nevojshme pastrimet e dhëmbëve?

Sa herë që hamë ose pimë, dhëmbët tanë vishen me acide dhe baktere. Këto lidhen së bashku dhe veshin dhëmbët me një substancë ngjitëse të quajtur pllakë ose gur. Kur pllaka qëndron në dhëmbë për një periudhë të gjatë kohore, ajo mund të fillojë të formojë karies, e cila përfundimisht do të konsumojë smaltin e dhëmbit.

Larja e rregullt me furçë bën shumë për të pastruar pllakën, por jo gjithmonë mund ta heqë plotësisht atë. Pastrimi profesional i dhëmbëve (dentistët sugjerojnë dy herë në vit) i heq plotësisht papastërtitë.

Një mit tjetër është se pastrimi i dhëmbëve dobëson smaltin e dhëmbëve. Por, edhe pse mund të duket sikur preken edhe dhëmbët gjatë një pastrimi profesional, smalti i dhëmbëve është shumë i fortë dhe nuk mund të gërvishtet ose copëtohet gjatë një pastrimi normal.

Pas një pastrimi dentar, nuk është e pazakontë që dhëmbët të ndjehen ndryshe por kjo ndodh për shkak se janë hequr shtresa papastërtie, dhe jo se janë dëmtuar dhëmbët.

Gjatë procedurës, mishrat e dhëmbëve të pacientit mund të rrjedhin gjak. Kjo është gjithashtu normale, veçanërisht kur pastrimi i dhëmbëve me fill nuk bëhet rregullisht dhe në asnjë mënyrë nuk do të thotë se dhëmbët ose mishrat e dhëmbëve janë dëmtuar.

Pastrimi i dhëmbëve, kur kryhet nga një profesionist, është krejtësisht i sigurt. Kjo është një pjesë thelbësore e kujdesit të mirë dentar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë