Shendet

A mund të marr dozën e tretë përforcuese? Në SHBA ka shumë dilema

Miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të marrin një vaksinë antiCOVID.

Tani që shumica e të rriturve në SHBA po vaksinohen dhe fëmijët nën 12 vjeç do të kenë këtë të drejtë së shpejti, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë filluar të rekomandojnë një dozë përforcuese për të rriturit me rrezikshmëri të lartë ndaj COVID19.

CDC-ja në SHBA  rekomandon se gjithçka do të varet nga mosha, gjendja shëndetësore, mënyra e jetesës, puna që bën, sa kohë më parë kanë marrë dy dozat e vaksinës dhe cilën vaksinë kanë marrë. Por jo çdo shtet apo ofrues i kujdesit shëndetësor ndjek rekomandimet e CDC, kështu që disa mund të përdorin kritere të ndryshme për të përcaktuar se kush duhet të marrë dozën e tretë të vaksinës

Doza e tretë ka të ngjarë të bëhet e disponueshme për kategori të caktuar muajt e ardhshëm, duke sjellë herë pas herë edhe përditësime nga CDC.

Deri më tani, Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar për përdorim për dozë të tretë në Shtetet e Bashkuara vetëm vaksinën Pfizer-BioNTech, por një panel këshillues i FDA ka rekomanduar që të shtohet edhe  Moderna dhe Johnson & Johnson.

Ndërkohë ekziston edhe dilema tjetër nëse doza e tretë duhet të jetë e njëjtë me vaksinën e dy dozave të para apo edhe mund të alternohet.

Të gjitha opsionet mbeten të hapura në SHBA.

Përshtati në Shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë