Ushqim

A mund ta ngrini djathin dhe a është e rekomandueshme?

Djathi është pa dyshim një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe është gjithashtu një lloj produkti që jeton gjatë për aq kohë sa e mban në frigorifer.

Gjithsesi, meqenëse ka kaq shumë lloje të djathrave me veti krejtësisht të ndryshme, nuk ka një qasje të vetme për sa kohë mund të mbahet.

Ok, duhet të qëndrojë në frigorifer, por a mund ta ngrini djathin?

Djathrat gjysmë të forte mund të futen në ngrirje, ndërsa djathrat më të butë jo pasi kur shkrihen, gjiza dhe hirra ndahen, duke krijuar një masë djathi me ujë.

Nga ana tjetër, disa djathëra të fortë bëhen të shkrifët sapo të shkrihen.

Mënyra më e mirë për të ngrirë djathin është ta grini atë me copa dhe më pas ta fusni atë në ngrirje me një qese. Nëse këni mundësi, shmangni ngrirjen e djathit me copa të mëdha ose të paprerë pasi ai më pas do të humbasë lagështirën dhe do të bëhet i thërrmueshëm, sipas ekspertëve.

Cilësia është gjëja kryesore që ndryshon kur ngrini dhe pastaj shkrini djathin, kështu që nëse po e përdorni atë në gatim (për shembull në salcat) kjo është më pak problem.

Është më mirë të mos e mbani djathin në frigorifer për më shumë se gjashtë muaj dhe duhet ta shkrini në frigorifer, në një temperaturë të freskët përpara se ta përdorni pasi shkrirja direkt nuk ëhstë e rekomandueshme.

Burimi: The Independent. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë