Irena Beqiraj

A mjafton vetëm rritja e pagës minimale ?


Nga Irena Beqiraj-Koncepti i pagës minimale, një koncept 126 vjeçar, u përdor për herë të parë Zelandën e Re në vitin 1894, më vonë u pasua nga shteti Australian i Victoria-s në 1896, dhe më pas nga Mbretëria e Bashkuar në 1909.

Pas Luftës së Dytë Botërore, mbulimi ligjor i pagave minimale u zgjerua në mënyrë progresive në shumë vende, pasi konsiderohej si një çështje e së drejtës, mbrojtje ndaj pagave të ulëta të padrejta. Konteksti ekonomik dhe intelektual neoliberal i viteve 1970 dhe 1980,  çoi në braktisjen e aplikimin të  pagës minimale në disa vende, për ta rrikthyer përsëri në vitet 1990, me një shtrirje dhe më të gjerë, duke përfshirë edhe vendet në zhvillim. 

Në 126 vjet eksperiencë, studimime, kërkime, braktisje dhe rikthime tek ky koncept, niveli i pagës minimale mbetet pika më rëndësishme e debatit për ekonomistët edhe politikëbërsit. E vlerësuar nga këndvështrimi i mirëqënies sociale, paga minimale nuk duhet të jetë më e vogël se minimumi jetik. Por e parë nga efektet që ka mbi ekonominë dhe punësimin, studimet sugjerojnë dy faktorë referues kur përcaktohet niveli i pagës minimale.

Së pari, paga paga minimale duhet të jetë brenda intervalit 60%-80% të medianës së pagave. Mediana e pagave në Shqipëri është rreth 40,000 lek. Sipas këtij rregulli, paga minimale nuk duhet të tejkalojë 32,000 lek.

Faktori i dytë referues në përcaktimin e pagës minimale është produktiviteti për punëtor i cili në Shqipëri është rreth 34,600 lek . Aktualisht paga minimale është 30,000 lek në muaj.

Çdo rritje e pagës minimale , përveçse prek direkt rreth 39% të të punësuarve në sektorin privat që paguhen me pagë minimale, ngre pritjet e publikut për një rritje të përgjithshme në të gjithë nivelin e pagave.  

Ndaj për shkak të kësaj shtrirje, premtimi për rritjen e saj, nuk mungon në asnjë fushatë ekektorale edhe ofrohet nga të të dy kampet. Por rritja e saj, përveçse siguron vota, padyshim ndikon në ekonomi (sidomos kur ajo kalon nivelin e produktivitetit për punëtor) pasi në Shqipëri krahu i lirë i punës ka qënë edhe është  “kali i betejës” me të cilin kemi konkurruar këto 30 vite në tregjet globale.

Mirëpo pagat e ulëta dhe monedha vendease e dobët nuk mund të sigurojnë më rritje ekonomike të qëndrueshme. Modeli ekonomik i deritanishëm, i cili bazohej në rritjen e punësimit me anë të stimulimit të ofertës (prodhimit të produketeve dhe shërbimeve ) nëpërmjet pagave të ulta, deregullimit, dhe uljes së taksave duket se i ka ardhur fundi.

Ai jo vetëm ka kontribouar në rritjen e pabarazisë, por vështirë se arrin të ushqjejë më tej rritjen ekonomike.

Në fakt, punësimi  duhet të lëviz paralelisht me rritjen e pagave . Fitimi i sipërmarrësve nuk mund të vazhdojë  të bazohet tek pagat e ulta, por tek rritja e produktivitetit edhe rritja e investimimeve kapitale në tekonolgji.

Janë pikërisht investimet private ato që 5 vjeçarin e fundit kanë mbetur kokëfortësisht të dobëta edhe anemike. Normat e ulëta të interesit, fitimet në rritje, apo dhe taksimi i reduktuar, të cilat u paraqitën si receta e përsorur për të rritur investimet private, duket se nuk funksionuan.

Kompanitë nuk i janë përgjigjur stimujve që serviren në librat ekonomik,  ose sepse nuk e shohin arsyetimin ekonomik afatgjatë për të investuar, ose sepse ato ushtrojnë aktivitete bazike të cilat nuk kërkojnë investime. Problemi, natyrisht, është se pa investime, produktiviteti nuk ka të ngjarë të rritet. Dhe pa rritjen e produktivitetit, ka pak arsye për të pritur  rritje të qëndrueshme të pagave.

Në kushtet e një stanjacioni në investime dhe në kreditim, vetëm rritja e pagës minimale edhe pse konsiderohet një nxitës i kërkesës dhe konsumit, është e pa majftueshme për nxitur zëvendësimin e punës me investimet në tekonolgji.

Biles nëse rritja e pagës minimale nuk shoqërohet me  rritje të  produktivitetit për punëtor, atëherë pagat bëhen joeficente dhe barra që bie mbi biznesin bëhet e vështrië për t'u mbajtur.

Thënë këtë, rritja e pagës minimale duhet të shoqërohet me politika të cilat drejtojnë dhe ndihmojnë biznesin të rrisë interesin për të investuar në aktivitetete prodhuese dhe tekonologji.

Në stukturën aktuale ekonomike, të tejngopur me kompani të vogla të cilat operojnë në sektorët e tregëtisë dhe shërbimeve ku vetëm pagat zënë nga 25%- 35 % të kostos, çdo rritje e pagës minimale përtej 32,000 mund të shoqërohej me ulje të punësimit.

Ndërkohë rritja e investimeve kërkon më shumë akses në burime financare ose ndyshe rritje të eficiencën në ndërmjetësimit financiar, eficiencë kjo që lidhet me funksionimin e plotë të tregut të kapitaleve, pse jo edhe më krijimin e një fond garancie afatgjatë për financimin e aktivitetit prodhues . Eshtë pikërisht kjo infrastrukturë financiare e cila do të rrisë  mundësinë e trasformimit të kursimeve që kapin vlerën 67.6% të PBB-së në burime financimi për investime.

Rritja e pagës minimale kërkon padyshim  edhe rritjen e investimeve në kapitalin human kryesisht me subvencionimin e mësimit të vazhdueshëm ose trainimit në punë.

 Ne nuk mund të vazhdojmë të konkurojmë me varfërinë, ndaj ndër gjithë premtimet në programet elektorale, rritja e pagës minimale është “muzikë” për veshët e një ekonomisti të majtë, pavarsisht nëse luhet nga orkestra të djathta apo të majta.  Por nëse duam ta kthejmë në “një vepër virtuoze”, duhet  të ndihmojmë biznesin në mbajtjen e kësaj barre.


Copyright © Gazeta “Si”