Politike

A ka qenë spiun i Sigurimit? Berisha mbron Metën:  Akt i shëmtuar nga SHISH, ja kush është I.M  

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Ilir Metën.

I pyetur se kur Meta do të ngjisë shkallët e selisë, Berisha u përgjigj:  “Me Metën jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe besoj se edhe kur Meta ishte President kryetarja e partisë (Kryemadhi) ishte në protestë me Frontin. Takimet janë të mundshme në cdo kohë dhe janë të sigurta që do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë”.

Sipas tij, koalicioni me Metën do të jetë i shumë formave, ndërsa “beteja është e njëjtë me moton: ‘Shqipëria në rrezik”

Si as vetë Ilir Meta, Sali Berisha mbrojti debatin e fundit ndaj Ilir Metës nëse ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Berisha, (kur se ka bërë as vetë LSI ende) e drejtoi gishtin tek një tjetër person përgjegjës sipas tij me vendlindje nga Librazhdi. Por ndryshe nga sa thotë Berisha në dokumentet e Autoritetit flitet për mbiemrin e ish-Presidentit.     

“Veprim i paskrupullt i Edi Ramës. Veprim i turpshëm i njeriut në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shëmtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën.

Rama e ka shfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Nikollën. Në dokumentin që Genta Sula i thotë Nikollës e akuzon Ilir Metën direkt për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një akt i pashembullt. Kjo zonjë (Genta Sula) është shfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.

Mbi bazën e këtij dokumenti të bërë nga SHIK, për herë të parë në jetën e saj “Linda” e parlamentit tha se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Rama përdori SHISH për fabrikim të dokumenteve”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët ka deklaruar gjithashtu se Rama do të kërkojë të rrisë çmimin e energjisë për konsumatorët.

“Nëse guxon të rrisësh vendimin e energjisë për konsumatorin do të përballesh me revoltën me te fuqishme që ka njohur vendi. Qytetarë të përgatitemi me te gjitha mundësitë tona ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush vetëm për të pasuruar veten e tij familjarët e tij rrethin e tij të nomenklaturës së PS. Rama mos luaj me çmimin e energjisë përndryshe Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme...”, i tha Berisha, Ramës.

Berisha është pyetur gjithashtu se si u ndje një ditë më parë që nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

“Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi.... U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen midis mirditorëve. Ndër shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve. Shpreh urimet më të mira në 100-vjetorin në të cilin PD dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme historike në këtë marrëdhënie.

Në këtë kontekst, mendoj se turpërojnë Shqipërinë në marrëdhënien me SHBA-në, figura si Rama, Balla apo të tjerë. Natyrisht ky është qëndrimi im dhe këto janë mendimet e mia.

Asgjë nuk më lëkund besimin tek SHBA si vend i lirisë, si partneri më strategjik dhe mirënjohjen time për kontributin e dhënë për demokracinë e Shqipërisë. Sikundër nuk më lëkund asnjë betejën time kundër mafies së George Soros”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë