Ushqim

A jeni të sigurt se peshku që po hani është i vërtetë?

Mund të jetë e papërshtatshme që ndërsa po ha karkaleca, të mendosh se rreth 40 % e ushqimit të detit që është i përpunuar nuk është i vërtetë.
Sipas një analize të 44 studimeve në mbarë botën të gazetës britanike “The Guaardian” mashtrimi me peshkun ndodh kudo dhe ju nuk mund ta dini nëse po hani peshk apo jo. Autoritetet e standardeve ushqimore mund të përdorin testin e ADN-së ushqimit për të identifikuar peshqit, por konsumatori normal është thjesht i pajisur me shqisat e tyre.
"Mënyra se si zakonisht paraqitet peshku është pa lëkurë, luspa, kokën ose bishtin ", thotë Alan Reilly i Institutit të Ushqimit dhe Shëndetit të Kolegjit Universitar të Dublinit, i cili këshillohet për politikën e peshkimit dhe akuakulturës me Organizatën e Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.
Një fileto mund të jetë një gjë e përshtatshme për të marrë vitaminat e peshkut, por duhet të jesh një ekspert që të kuptosh me siguri se cili peshk është në të vërtetë. A mund të jeni i sigurt që merluci është merluc kur përpunohet?
"Konsumatorët janë në duart e shitësit me pakicë ose restorantit. Disa mashtrime me mishin e kalit më herët në Europë i zgjoi autoritetet me faktin se ata po mashtroheshin. Ata nuk po kontrollonin vërtetësinë e produkteve, por të gjithë i kontrollojnë ato tani dhe kur po blini nga një furnizues i besuar, ata do të duhet të kenë një program të vendosur në restorant për vlerësimin e cilësisë", thotë Reilly.
Seth McCurry, menaxher i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për Këshillin e Mbikëqyrjes Detare, thotë se etiketa blu nga Shoqata e Konservimit(MSC)për peshqit e kapur dhe prodhimet e detit, e etiketa e gjelbër ASC (Aquaculture Stewardship Council) për produktet e fermave, ofron siguri të vërtetësisë dhe prejardhjes.
“Këto produkte duhet të ndjekin standardin e zinxhirit të kujdestarisë MSC, i cili siguron që produkti mund të gjurmohet përsëri nëse ka shkuar në një vend të certifikuar,”shton McCurry.

Shoqata e Konservimit (MSC) kryen testimin e ADN-së të produkteve të saj të lidhura. Studimi më i fundit i MSC, i botuar në revistën “Current Biology” në 2019, mori mostrat e 1,402 produkteve nga 18 vende të ndryshme për të parë nëse ishin etiketuar si duhet. Studimet kishin tendencën të shikonin paketimet e peshqve ku kishte të paktën disa dyshime ekzistuese për etiketime të gabuara. Sipas raporteve shumica e mashtrimeve të peshqve ndodhin në det - për shembull, kur peshqit transportohen nga anijet e peshkimit në anije të mëdha transferimi për përpunim, duke e bërë etiketimin e gabuar relativisht më të lehtë, kështu që problemi fillon që nga zinxhiri i furnizimit.
"Ne shpesh flasim për peshkim të tepërt por gjurmueshmëria është po aq e rëndësishme për të siguruar që njerëzit të dinë se ajo çfarë po hanë nuk është potencialisht e rrezikshme. MSC ka detyrë të sigurojë njerëzit që kur blejnë një produkt me etiketë blu, ai mund të gjurmohet dhe ata duhet të ndihen të sigurt për këtë,” ," thotë McCurry.
Reilly thekson se pavarësisht të gjithave MSC është një "skemë e sektorit privat ku duhet të paguash për të qenë anëtar". Ai thotë se disa nga studimet e mashtrimit me peshkun zbuluan peshq të etiketuar gabimisht të shitur me një logo të MSC.
“Ndoshta kjo ndodh në një shkallë më të ulët sesa në mesin e kompanive që nuk janë anëtare të MSC, dhe ka shumë gjëra që po ndodhin në parandalimin e mashtrimit të njerëzve por kjo nuk do të thotë se gjithçka është në rregull,” shtoi ai.
Reilly rekomandon blerjen e peshkut të plotë, i cili është shumë më i lehtë për t'u identifikuar "sesa një fileto në një paketë plastike. Peshku i etiketuar keq është më i zakonshëm në restorante sepse është më lehtë ta “maskosh” në pjatë sesa në dyqane. Në vitin 2017, hulumtimi nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA) zbuloi se peshku mustak shitej si merluc dhe zbuluan se rreth 7% e peshqve që morën si mostër dolën ndryshe nga çfarë ishin paraqitur në treg. Sipas ekspertëve ka një zgjidhje për këtë çështje. Aplikacioni “Good Fish Guide”, i prodhuar nga Shoqata e Konservimit Detar mund të ndihmojë të keni më shumë informacion për peshqit që blini.
Burimi: The Guardian/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë