Komunitet

A janë më mirë femrat që jetojnë vetëm!?

Disa gra preferojnë të mbeten ende vajza. Të tjera janë mësuar të qëndrojnë vetëm gjithë jetën e tyre, por ka nga ato që vuajnë ende  braktisjen nga nga ish- të dashurit duke preferuar të mos nisin më asnjë marrëdhënie tjetër. Gjithashtu ka edhe gra të cilat kanë pasur një marrëdhenie shumë të gjatë, por pas përfundimit të saj kanë nevojë për të qëndruar vetëm.

 Por pse gratë që kanë jetuar për shumë kohë vetëm janë më të lumturat?

Gratë e vetme janë më të lumtura, sepse ndjehen rehat me këtë fakt dhe e kanë pranuar këtë mënyrë jetese. Ato nuk ndihen të vetmuara as kur nuk kane njeri perreth. Janë në në gjendje të shkojnë në një udhëtim, të dalin për pazar, madje edhe të darkojnë vetëm në një restorant pa pasur ndjesinë se po i mungon dikush.

Gratë që janë qendrojnë vetëm për periudha të gjata kohore janë mësuar me këtë fakt dhe duan të kalojnë sa më shumë kohë vetëm, madje dhe të shkojnë në takime me veten e tyre.  Duke qenë se janë vetëm dhe pa angazhime, ato kanë vetëm një qëllim: të bëjnë veten të lumtur dhe të përmbushin synimet e tyre.

Për këto gra, gjetja e dashurisë së vërtetë nuk është gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre. Ato gjejnë lumturi edhe kur jetojnë një jetë plot me qëllime. Lumturia e tyre nuk gjendet kur ato kanë gjetur të dashurin e tyre. Të flitrojnë me meshkujt nuk është në listën e tyre. Në vend të kësaj, ato ndjekin rrugën që do ti çojë në realizimin e ëndrrave të tyre dhe sigurimin e një të ardhmeje që ato dëshirojnë.

Kur gratë qendrojnë vetëm për periudha të gjata kohore, ato mësohen me këtë mënyrë jetese, dhe shijojnë çdo gjë që dëshirojnë, përfshirë këtu edhe faktin që janë vetëm. Edhe pse nuk do të kenë një marrëdhënie që do ti çojë në martesë, kjo gjë nuk i tremb. Grate beqare e gëzojnë plotësisht jetën e tyre dhe marrin frymëzim nga qetësia që i rrethon.

Kur të vijë dita që ato do të kenë një marrëdhënie, personi që do të sfidojë vetminë e tyre duhet të jetë energjik për të ecur përpara dhe t’i tregojë një botë të re. Për gratë që kanë jetuar shumë kohë vetëm është e domosdoshme që të gjejnë dikë i cili do t’u ofrojë një ambjent edhe më të lumtur se ai që kanë pasur më përpara dhe të vlerësojë suksesin e tyre. Diçka thelbësore te partnerët ideal për gratë e vetmuara është se ata duhet ta pranojnë jetën e tyre pa u munduar të ndryshojnë atë dhe planet e saj për të ardhmen.

Pika e tyre e fortë është forca që mbajnë brenda vetës dhe mos gjetja e dashurisë nuk do të thotë se do të humbasin vetveten apo të harrojnë se kush janë. Ato nuk do t’i humbasin kurrë ëndrrat, moralin dhe synimet e tyre për një mashkull. Vetëm nëse ato gjejnë dikë që i komplimenton dhe i do për gjithçka kanë arritur atëherë do të jenë të lumtura me atë person.  Këto gra dëshirojnë dikë që i do dhe i mbështet  për forcën e tyre. Kurrësesi nuk do të ngatrroheshin më dikë që ka një jetë të pa plotësuar.

Për to është më mirë të jesh vetëm sesa me personin të gabuar.

*Mary Wright është një aktiviste e njohur botërore e të drejtave të femrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë