Ekonomi

A humbet tregtia nga shkëputja e marrëdhënieve me Iranin? Çfarë sugjerojnë shifrat

Nga Gazeta 'SI' - Asnjëra nga dhomat ekonomike në Shqipëri nuk ka marrëveshje tregtie apo bashkëpunimi me shtetin iranian, por shifrat e INSTAT tregojnë se tregtia ka ndodhur dhe se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike mund të ketë efekt.

Në një monitorim të Gazetasi.al, rezulton se që nga viti 2016 deri në 2021, Irani ka importuar në Shqipëri mallra me vlerë rreth 17 mld euro. Produktet kryesore dhe në vlerë të lartë që Irani ka sjellë në vendin tonë ndër vite janë ato të plastikës, frutat e thata, qilimë dhe tapete dhe filamente.

Shqipëria ka dërguar atje, shumë më pak vetëm 4.2 mld euro produkte për të njëjtën periudhë, kryesisht peshk dhe kafshë të tjera nënujore dhe materiale veshjesh.

Referuari një artikulli të mëhershëm të Gazetasi.al, mbështetur në shifrat e Instat dhe Ministrisë së Bujqësisë, për Shqipërinë, Irani ishte destinacioni kryesor, i peshkut të eksportuar nga Shqipëria megjthëse shifra me të cilat binin në kundërshtim tregtuesit e peshkut dhe Organizata e Peshkimit në vendin tonë.

Sipas të dhënave mujore po nga Instituti i Statistikave në vend, gjatë qershorit dhe korrikut, Shqipëria nuk ka eksportuar asnjë lloj produkti në Iran, por ka marrë nga atje, rreth 6.5 mln euro, kryesisht materiale ndërtimi dhe produkte kimike apo plastike.

Takimi i fundit i bizneseve shqiptare me ato iraniane, ka ndodhur në vitin 2018 në Tiranë, kur kreu i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë së Iranit, Golamhossein Shafeei e cilësonte Shqipërinë si porta hyrëse e eksporteve iranine për në Europë dhe pikë ku mund të zhvilloheshin projekte të gazit iranian.

Dy vite më vonë, Irani u sanksionua nga SHBA dhe vendet e Europës, duke mos lejuar tregtinë midis vendeve të produkteve të cilësuara si të mira, materialeve teknologjike dhe elementëve kimikë dhe duke bllokuar hapësirën ajrore.

Por kryetarja  e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Ines Mucostepa, thotë për Gazetasi.al se në fakt në atë takim nuk është kërkuar asnjë lloj bashkëpunimi ekonomik, madje as shkëmbim informacioni për këto fusha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë