Ushqim

A është i shëndetshëm gjalpi i bajameve dhe lajthive?

Ka prova të vërtetuara mirë se lajthitë dhe bajamet janë të mira për shëndetin. Ato janë të mbushura plot me fibra dhe yndyrna të shëndetshme dhe kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Por, në një studim në vitin 2019, nuk u gjetën këto të mira në gjalpin e tyre.

Kur u studiuan të gjithë modelet e ngrënies së bajameve dhe lajthiave dhe gjalpit të tyre, te më shumë se gjysmë milioni njerëz, ata zbuluan se vetëm lajthitë apo bajamet e plota shoqëroheshin me një rrezik më të ulët të kancerit, sëmundjeve të frymëmarrjes dhe zemrës.

Për shkak se ky ishte një studim i popullatës, nuk mund të konfirmonte që të dy rezultatet ishin të lidhura.

Një shpjegim, deklarojnë studiuesit, është se njerëzit që hanë bajame dhe lajthi mund të hanë të përfitojnë nga vitaminat dhe mineralet e tyre të ndryshme, ndërsa njerëzit që hanë gjalpë mund të mos hanë asnjë lloj tjetër.

Një studim me 38 të rritur, ku pjesëmarrësit shtuan në dietat e tyre ose bajame të pjekura, të papërpunuara ose të kripura, ose gjalpë bajame për katër javë tregoi se të gjitha format e bajameve ulnin kolesterolin LDL.

Sidoqoftë, ky ishte një studim i vogël. Pavarësisht nga baza e madhe e provave që tregon përfitimet shëndetësore të bajameve të plota, hulumtimi në gjalpë mbetet prapa.

“Ajo që dimë është se sa më pak që përpunohet një ushqim, aq më i shëndetshëm është ai. Por procesi i kthimit të bajameve dhe lajthive në gjalp, që përfshin pjekjen, zbardhjen dhe bluarjen është minimal”, thotë Kevin Whelan, pedagog në King's College në Londër.

"Heqja e lëkurës heq pak fibra, por nuk është shumë sepse bërthama përmban ende shumë fibra", thotë ai.

Por përpunimi i përfshirë në bërjen e gjalpit madje mund të na ndihmojë të kemi më shumë kalori dhe lëndë ushqyese sesa heqja e tyre.

Mënyra se si ne llogarisim se sa kalori marrim nga një ushqim bazohet në metodat e vjetruara të zhvilluara në fillim të viteve 1900, të cilat përcaktojnë sa kalori jemi në gjendje të nxjerrim nga ushqimi.

Por në vitet e fundit, shkencëtarët në Amerikë kanë zbuluar se lajthitë kanë 21% më pak kalori sesa mendohej më parë, ndërsa bajamet kanë 20% më pak sesa thotë etiketa dhe fistekët kanë 5% më pak.

"Muret qelizore janë mjaft të vështira në bajame, kështu që shumë yndyrna dhe proteina mbahen brenda mureve të qelizave të bimëve kur i hamë ato të tëra", thotë Wendy Hall, pedagoge në King’s College London.

"Bluarja thyen qelizat, kështu që yndyrnat në qeliza dalin dhe shndërrohen në gjalpë", thotë Whelan.

Por, sa mund të ndodhë kjo, mund të varet nga fakti nëse produkti është i butë apo i fortë.

Gjalpi i butë mund të përmbajë më shumë yndyrë sesa varietetet krokante, pasi më shumë qeliza të bajameve apo lajthive do të prishen.

"Çdo copë më e madhe mund të nënkuptojë se ka akoma disa qeliza të paprekura, kështu që ka të ngjarë të ketë më pak kalori dhe lëndë ushqyese sesa gjalpi i butë", thotë Terri Grassby, pedagog në shkencën e ushqimit në Universitetin e Surrey.

Por vetëm për t'i bërë gjërat më të komplikuara, kjo mund të varet nga bajamet apo lajthitë.

"Lajthitë dhe bajamet në përgjithësi kanë qeliza shumë të vogla, kështu që edhe nëse i ktheni ato në gjalpë, nuk jeni duke thyer çdo qelizë", shton Grassby.

Një arsye pse gjalpi mund të çojë në konsum më të lartë të kalorive sesa produktet e plota është procesi i përtypjes, i cili mund t'ju bëjë të ndiheni më të ngopur. Por përmbajtja e kalorive mund të mos ketë aq rëndësi, studimet kanë treguar se ngrënia e bajameve dhe lajthive nuk çon në shtim në peshë dhe në të vërtetë mund të çojë në humbje peshe.

"Konsensusi është që pesha nuk rritet më për njerëzit që përfshijnë lajthitë në dietën e tyre", thotë Grassby.

Por ka edhe përbërës të tjerë të gjalpit që trupat tanë i tretin. Disa lloje gjalpi kanë përbërës të shtuar, siç janë kripa, sheqeri dhe vaji i palmës, i cili është 50% yndyrë e ngopur.

"Pika më e rëndësishme kur mundesh të dallosh nëse një gjalpë është më i mirë se tjetri është ajo që i shtohet asaj", thotë Claire Berryman, asistente pedagoge në Universitetin Shtetëror të Floridës që studion ushqimin dhe metabolizmin e njeriut. "Nëse ndahet, është mirë, sepse vajrat shtohen për ta bërë gjalpin të gjithë një strukture”.

Edhe pse është gjetur se shumica e bajameve nxisin shëndetin e zemrës, shtimi i kripës mund ta mohojë këtë përfitim. Sidoqoftë, Grassby thotë se një sasi e vogël e sheqerit të shtuar nuk është domosdoshmërisht e keqe.

Por gjalpi me përbërës të shtuar mund të jenë i shëndetshëm se pa produktet fare.

“Konsumojmë dy bajame në ditë kur duhet të hamë afër 20 gr”, thotë Grassby.

Një detaj tjetër për të parë është nëse gjalpi përbëhet nga bajame ose lajthi të plota ose të zbardhura. Gjalpi me lajthi të plota do të përfshijnë lëkurat e tyre, që do të thotë më shumë fibra.

“Është gjithashtu e rëndësishme se si hani gjalpë”, thotë Rachel Brown, pedagoge në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re.

"Shumica e njerëzve në studimin tonë thonë se ata hanë lajthi dhe bajame si një ushqim zëvendësues, i cili është i mirë pasi mund të zëvendësojë ushqime të tjera jo të shëndetshme", thotë ajo.

Studiuesit gjithashtu këshillojnë të hani një shumëllojshmëri të llojeve të bajameve, arrave, lajthive, kikirikëve për të marrë të gjitha përfitimet ushqyese, të cilat mund të jenë më të lehta për t'u bërë me produktin e plotë.

Ndërsa profilet e tyre ushqyese janë po aq të shkëlqyera, çdo lloj fruti ka lëndë ushqyese të ndryshme. Disa arra janë më të larta në yndyrë të monosaturuar, disa yndyrna të pangopura dhe ato kanë përmbajtje të ndryshme të vitaminave dhe mineraleve. Bajamet kanë më shumë kalcium, për shembull, ndërsa kikirikët kanë më shumë Vitaminë B.

Gjalpi i kikirikut është deri tani më i vendosur dhe i kudondodhur nga gjalpi i këtyre produktëve. Sidoqoftë, ekspertët thonë se gjalpi i kikirikut nuk është më pak i shëndetshëm.

"Kikirikët dhe gjalpi i kikirikëve shpesh perceptohen si më pak të shëndetshëm por ato janë po aq të shëndetshme sa të tjerat”, thotë Brown.

Brown ka parë që gjalpi i bajames perceptohet si më i shëndetshëm se gjalpi i kikirikut dhe thotë se tendenca drejtohet nga ajo që është relativisht e re. Gjalpi i kikirikut vleresohet më pak i shëndetshëm, thotë ajo, sepse përmban historikisht përbërës të tjerë si vaj palme, sheqer dhe kripë.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë