Shkencë

A është etike të zgjidhni ngjyrën e syve të foshnjës suaj?

Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë për botën ndryshime të cila ndonjëherë na lënë pa fjalë. Më shumë se 6 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ardhur në jetë falë fekondimit in-vitro apo fekondimit të asistuar. Tashmë kjo teknikë ka kapërcyer 40 vjet që nga koha kur ka nisur të aplikohet për herë të parë dhe u ka sjellë gëzim dhe mundësinë e sjelljes në jetë të një fëmije, mijëra çifteve.

Blair dhe James po përpiqen të krijojnë familje me anë të fertelitetit. Ashtu si shumë prindër ata shpresojnë që pasardhësit e tyre të jenë të shëndetshëm. Çifti 35 vjeçar e përshkruan vetën si personalitete që gjithçka duhet të jetë si ata dëshirojnë.  Në momentin që vendosën të bëjnë fëmijë, ata bënë testin e ADN-së për të përjashtuar mutacionet gjenetike që mund të shkaktojnë sëmundje te fëmija i tyre. Më pas ata mësuan se ekzistonte mundësia që fëmija e tyre të kishte ngjyrën e syve blu, ashtu si dëshironin ata.

Shumë çifte që do të bëhen prindër, do të përdorin testin e ADN-së për të kontrolluar anomalitë e mundshme gjenetike që çojnë në sëmundje të ndryshme, por duke qenë se teknologjia ka përparuar gjithashtu ata do të mësojnë se si do ë jetë ngjyra e syve të fëmijës së tyre.   Ekspertët thonë se testi i ADN-së do të krijojë një shoqëri të përcaktuar nga paraardhësit. Gjatë gjithë kohës ciftet shprehen për dilemat e tyre, nëse janë të gatshëm që të bëhen me fëmijë, por ideja që prindërit një ditë do të kenë mundësinë të zgjedhin shumë karakteristika të fëmijëve të tyre i lehtëson.

Shumë klinika të fertelizimit in-vitro që më parë kanë ofruar testimin gjenetik të embrioneve për të parandaluar çrregullimet mjekësore, tashmë do t’u mundësojnë prindërve të ardhshëm të zgjedhin  edhe gjininë e embrionit sipas preferencave. Ashtu si shumë tipare të tjera, ngjyra e syve nuk përcaktohet nga një gjen i vetëm, por nga një ndërveprim kompleks i gjeneve. Testi që bënë Blair dhe James tregonte se si do të ishte ngjyra e flokëve dhe e fëmijëve të tyre.  Në botime të ndryshme të shkencëtarëve mjeko-ligjorë tregohet se testi i gjeneve të ADN-së i lejon ata të parashikojnë me saktësi ngjyrën e syve të pasardhësit, por përparimet shkencore që mundësojnë parashikimin e tipareve duke përfshirë gjene të shumëfishta, shkojnë përtej ngjyrës së syve.

Kompania “Genomic Prediction”  mori miratimin për tregtuar testin e saj të zgjerimit të para-implantimit genomik në shumë shtete, i cili do të kushtojë 400 dollarë. Gjithashtu, testi do të parashikojë nëse fëmijët do të kenë rrezik për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe potencialin akademik.

Nathan Treff, studiuesi kryesor i  “parashikimit peonomik”, thotë se kompania po ofron parashikimet e rrezikut që përfshijnë sëmundjet e ndryshme dhe jo ngjyrën e syve të embrionit apo nivelin akademik. “Bota nuk është gjithmonë bardh e zi , sigurisht që fëmijët do të kenë sytë më ngjyrat më e rëndësishme është t’i kushtojmë vëmendje asaj për të cilën komuniteti është vërtet i interesuar,” thot ai.

Ndërsa shkencëtarët nga Instituti i Fertilitetit në Kaliforni, besojnë ata janë të vetmit që ofrojnë testin që bënë  Blair dhe James. Ekspertët  po punojnë, për të testuar embrionet mbi gjenet që lidhen me ngjyrën e syve në të njëjtën kohë  dhe ato që tregojnë sëmundjet gjenetike.  Josephine Johnston drejtoreshë e hulumtimit në Qendrën Hastings, thotë se përzgjedhja e embrioneve të bazuara në tipare si ngjyra e syve apo zhvillimi akademik që do të kenë fëmijët, do të krijojë një botë e cila do të klasifikojë njerëzit, ata që kryejnë testin do të cilësohen më të aftë se ata që nuk e kryejnë. “Prindërit  shpesh kanë dëshirën e kuptueshme për t'u dhënë përparësi fëmijëve të tyre, duke i bërë ata më të mirët, por njerëzit janë pjesë e një shoqërie që lufton paragjykimin dhe këto lloj vendimesh mund të ushqejnë diskriminimin,” thotë ajo.

Dr.Steinberg thotë se tashmë merr telefonata nga njerëz që duan të dinë nëse është e mundur gjithashtu të zgjedhin që embrionet të kenë aftësi të tjera si muzika, piktura, atletika. Një pasdite në fund të shtatorit, Blair dhe James u takua me Dr. Steinberg dhe kolegët e tij në klinikën “Ferny” në New York City, dhe panë rezultatet e testit. Çifti absolutisht mund të bënte një fëmijë me sy blu dhe mjekët thonë se kjo ngjyrë e syve preferohet edhe nga shumë cifte të tjerë.

"Ne do të jemi të entuziazmuar që do të kemi një fëmijë ashtu si e kemi ëndërruar gjithmonë," thotë Blair Kur u thanë prindërve dhe miqve tanë se po bënin një test të ADN-së për të përcaktuar nëse do të  mund të kemi një fëmijë me sy blu, ata mbetën të habitur. Babai i James ishte i hipnotizuar,” shton ai

Sapo të filloni të shikoni se një embrion nuk është i rrezikuar nga sëmundjet, pyetja tjetër padyshim do të jetë: Çfarë ngjyre do t'i ketë sytë ?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë