Një pastrim i mirë i skalpit mund të jetë i dobishëm, por pjesërisht varet se ku jetoni.
Po përjetojmë “lëkurëzimin” e skalpit të kokës, thotë Desmond Tobin, profesor i shkencës dermatologjike në University College Dublin. Pas dekadash obsesioni të konsumatorëve me përmirësimin e cilësisë së lëkurës së fytyrës, vëmendja tani po kthehet nga kokat tona.
Një valë produktesh është lançuar- nga pastruesit e skalpit dhe eksfoliantët acidë deri te shampot për pastrim të thellë- duke pretenduar se “detoksifikojnë” skalpin e kokës dhe duke premtuar gjithçka, nga flokët më të shndritshëm deri te rritja e shpejtë.
“Është padyshim një mundësi biznesi”, thotë Tobin. “Nëse markat kanë diçka që funksionon në lëkurë, ato mund të jenë në gjendje ta përdorin atë. Shkon shpejt dhe lirë në një gamë tjetër produktesh.”
Njerëzit që jetojnë në zona shumë të ndotura mund të kenë gjithashtu depozita të kimikateve të lidhura me trafikun në skalpin e tyre.
Tobin thotë se nuk do ta përdorte kurrë fjalën “detoks”, sepse procesi që këto produkte po ndihmojnë nuk heq asgjë toksike në kuptimin e rrezikshëm. Por një pastrim i rastësishëm i skalpit të kokës mund të jetë i dobishëm për disa prej nesh, thotë ai.
“Disa njerëz hedhin aq shumë produkt në flokë saqë një pjesë e tij ka të ngjarë të grumbullohet, jo vetëm në flokë, por edhe në skalp. Kjo mund të bllokojë hapjet e folikulave të flokëve dhe të ndërhyjë në rritjen optimale të flokëve. Është mjaft e mundur që një dush i shpejtë në mëngjes të mos i heqë të gjitha.”
Kjo është veçanërisht e mundur në zonat me ujë ku mineralet mund të reagojnë me produktet për të formuar një mbetje ngjitëse. Tobin shton se njerëzit që jetojnë në zona urbane shumë të ndotura mund të kenë gjithashtu depozita të kimikateve të lidhura me trafikun në skalpin e tyre.
Tobin thotë se mund të mos keni nevojë të blini një produkt të shtrenjtë për të pastruar thellë skalpin tuaj. Ai këshillon njerëzit në zonat me ujë me shumë minerale të përdorin “një shampo pa sulfate që krijon shumë shkumë ose të përdorin dy shampo për të zbërthyer grumbullimin e mineraleve dhe produkteve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje