Mendim

A e mbështet BE Shengenin Ballkanik? Vuçiç: Ka zëra kundër!

A ka ndryshuar Bashkimi Europian qëndrim për Mini-Shengenin Ballkanik, ndërkohë që Administrata Trump ka “dhënë bekimin” e saj për këtë nismë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kreut maqedonas Zoran Zaev dhe Kryeministrit Edi Rama?
Ndërkohë që Uashingtoni ka dërguar dy zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për të marrë pjesë në samitin që mbahet sot dhe nesër në Tiranë, shefi i diplomacisë europiane ka anuluar pjesëmarrjen. Pasuesi i Federica Mohgerinit, Joseph Borrell u raportua se do të udhëhiqte takimin e përfaqësuesve rajonalë, por në momentin e fundit ka anuluar pjesëmarrjen.

Megjithatë ai që do të ngrinte më shumë dyshime do të ishte presidenti serb. Ai ka pranuar në prag të nisjes për në Tiranë se ka zëra brenda Bashkimit Europian që janë kundër Mini-Shengenit Ballkanik.

Duke komentuar mospjesëmarrjen e Borell në takimin e Tiranës, Vuçic deklaroi sipas medieve serbe se nuk i interesonte nëse Bashkimi Europian e mbështeste apo jo këtë nismë.

“Me të vërtetë nuk më interesin a u pëlqen a jo europianëve. Kur mblidhet Këshilli Europian nuk na pyesin fare a na pëlqejnë neve vendimet e tyre” deklaroi Vuçic, duke pranuar se brenda unionin kishte edhe nga ata që janë skeptikë.

Kryeministri Edi Rama, kreu i qeverisë maqedonase Zoran Zaev ,presidenti serb Aleksander Vuçiç. Gazeta Si, 2019

“Janë disa zëra që nuk u pëlqejnë këto nisma dhe kjo nuk është ndonjë fshehtësi e madhe”, u shpreh presidenti serb. Edhe pse nuk ka bërë e ditur se cilët janë këta zëra, deklarata e kreut serb ka habitur disa nga gazetarët e pranishëm, pasi shumë liderë europianë kanë mbështetur këtë nismë.

Por çfarë ka ndryshuar dhe a ka një përplasje SHBA-BE në lidhje më të ashtuquajturin Mini-Shengen?

Si SHBA-ja, ashtu edhe Bashkimi Europian mbështetën këtë iniciativë, duke thënë së do të nxiste bashkëpunimin rajonal. Madje Zaev ka deklaruar vazhdimisht se kjo nismë erdhi falë përpjekjeve të BE-së për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Por në qëndrimin e saj, Franca dhe Komisioni Europian kanë kërkuar me ngulm përfshirjen e të gjithave vendeve të rajonit.

Një muaj më parë, presidenti Vuçiç e kishte pyetur personalisht a do bashkohenm Mini-Shengenit edhe vendet e tjera të Ballkanit.

“I kam kërkuar Macronit mbështetje dhe jam i sigurt që do ta marrim atë publikisht, sepse iniciativa është e mbështetur në katër shtyllat e promovuara nga BE-ja”, ka thënë Vuçic, duke shpjeguar se një projekt i tillë mund të rezultojë me fitime deri në 3.5 miliardë në total, ndërkohë vetëm Serbia do të fitojë rreth 1.5 miliardë. Ai treguar se Macron e ka pyetur nëse pret të bashkohen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një iniciativë të tillë.
“Shpresoj që po”, ka thënë kreu i shtetit serb. Të njëjtim qendrim ka mbajtur edhe KE-.
Duke folur për “Express” , zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic ka thënë në nëntor se në nisma të tilla rajonale duhet të përfshihen të gjithë shtetet partnere.

Kocijancic, gjithashtu, ka thënë se vlerësojnë faktin se në përfundimet e Samitit të Ohrit të organizuar është theksuar se nuk do të zëvendësohen dhe do të respektohen obligimet e marra në kuadër të BE-së, siç është marrëveshja e CEFTA-s.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm këtë nismë. Kryeministri Rama njoftoi se ai e kishte telefonuar për t’i thënë se po dërgonte dy zyrtarë të lartë të DASH për të ndjekur nga afër samitin në Tiranë.

“Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të promovuar bashkëpunimin përmes së ashtuquajturës "nisma e Mini Shengenit", është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet”, tha Palmer në nëntor. “Arkitektura e kësaj nisme ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara”, do të thoshte ai.

Ndërkohë, Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka shprehur mbështetjen për këtë nismë, por ka thekduae duhet përfshirë Kosova.

Mathew Palmer, Gazeta Si, 2019

“Ne mirëpresim nismën për “mini-Shengenin” e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”, deklaroi ai në nëntor. Pas ardhjes në pushtet të presidentit Trump, SHBA-ja dhe BE-ja janë përplasur vazhdimisht për Ballkanin Perëndimor, por megjithatë mbetet për t’u parë nëse Mini-Shengeni do të kthehet në një çështje përçarëse, siç u kthye marrëveshja Serbi-Kosovë.

Ajo që është interesante për tu sjellë në vëmendje është rrëfimi i Zoran Zaev se si lindi ideja për krijimin e Mini-Shengenit.

Kryeministri i Maqedonisë ka rrëfyer se ideja e Shengenit Ballkanik lindi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ai nuk e mohon se bashkimi në të ashtuquajturin Shengen Ballkanik synon shtimin e presionit ndaj Unionit Europian për të përshpejtuar procesin e integrimit.

“Të bësh presion është mirë. Shpresoj, presion pozitiv. Por, ata do të shohin më shumë luftë ndaj korrupsionit. Do të shohin se vlerësojmë taksat e paguara nga qytetarët në Francë apo Gjermani, si ne ndërtojmë rrugë, autostrada, sepse ata kanë shpenzuar shumë para në rajon. Ata do të shohin se ne vlerësojmë. Ne shpresojmë që të ketë impakt pozitiv tek Bashkimi Europian, por më së pari ne e bëjmë këtë për qytetarët tanë” – tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë