Fitorja historike në zgjedhjet e 14 shkurtit, mund t’i hapë rrugën ish-kryeministrit Albin Kurti jo vetëm për të formuar i vetëm qeverinë, por edhe për të marrë presidencën, të cilën ia ka premtuar aleates së tij Vjosa Osmanit. Në bazë të 98% të votave të numëruara, Vetëvendosje ka fituar 48% të votave apo mbi 374 mijë. Me rezultatin aktual, Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë 56 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 20, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9 deputetë, ndërsa 20 i kanë pakicat në parlamentin me 120 të zgjedhur.
Lajme të lidhura