Ushqim

A duhet të heqësh dorë nga vezët? Vetëm nëse dëshironi të jetoni më gjatë, thotë studimi i ri

Vezët janë rekomanduar gjithmonë si opsion i shëndetshëm për mëngjes sepse kanë pak kalori, janë të pasura me proteina dhe plot lëndë ushqyese, gjë që i bëri ato të jenë zgjedhja perfekte për dikë që dëshiron të humbasë peshën .
Por, studimet e shumta që janë bërë tregojnë që ngrënia e vezëve ka një ndikim të madh në sëmundjet e zemrës dhe rrit mundësinë e vdekjes së parakohshme.
Nëse i doni vezët dhe e keni të vështirë mos ti konsumoni, lexoni arsyet pse nuk duhet ti konsumosh, sipas ekspertve:
E verdha e vezëve është plot kolesterol
Në një vezë të madhe, ka 187 mg kolesterol. Por kjo nuk është arsyeja kryesore për të eleminuar vezët. Problemi është ngrënia e yndyrës së ngopur nga produktet shtazore duke përfshirë vezët, qumështin, mishin.
Kur hani ushqime të yndyrshme ngrini kolesterolin në gjak i cili shkakton bllokime në arteriet tuaja. Kjo ndodh me kalimin e viteve deria zemra juaj nuk mund të pompojë më gjak dhe kjo është ajo që shkakton sëmundje të zemrës.

Ngrënia e vezëve rrit rrezikun për vdekje të parakohshme, sipas një studimi të ri.
Duke eleminuar vezët nga dieta juaj, ju rritni shanset për të jetuar më gjatë.
JAMA, revistë mjekësore botuar nga Shoqata Mjekësore Amerikane thotë se” ndërrimi i vezëve, mishit dhe qumështit me proteina me bazë bimore zvogëlon rrezikun tuaj të vdekshmërisë dhe sëmundjeve të zemrës deri në 24% për meshkujt dhe 21% për gratë.”
Ulja e rrezikut ishte më e madhe kur u eliminuan vezët.
Në studimin e JAMA-s, 29.615 burra dhe gra raportuan dietat e tyre ku ndryshonte mënyra e konsumimit të vezës gjatë 17 viteve.
Victor W. Zhong, epidemiolog drejtoi studimin që mati shëndetin e pjesëmarrësve dhe zbuloi se pjesëmarrësit që konsumonin gjysmën e një veze, kishin një rrezik më të madh të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Sa më i madh të jetë konsumi i vezëve, aq më i madh është dhe rreziku. Ata që konsumuan më pak se një vezë në javë nuk kishin rrezik të madh.” tha Dr. Zhong.
Për t’u siguruar që të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, eliminoni vezët nga dieta juaj tani, në çdo moshë.
Në një studim nga Shoqata Amerikane e Diabetit, udhëhequr nga Doktor Luc Djoussé, studiuesit përdorën të dhëna nga dy grupe ku ishin 20,703 burra dhe 36, 295 gra. Numri mesatar i vezëve që pjesëmarrësit hëngrën ishte një vezë në javë.
Rezultatet treguan se konsumimi i shpeshtë i vezëve shoqërohej me një rritje të diabetit i tipit 2. Për ata njerëz me diabet, ngrënia e një veze në javë duket se rrit nivelin e tij.
Konsumimi i një veze në ditë mund t’ju vrasë
Konsumimi i më shumë se një veze në ditë është i lidhur me një “rrezik të shtuar të HF (sëmundjes së zemrës).”
Në një studim të realizuar nga Luc Djoussé dhe Michael Gaziano, dy doktorë që punojnë në Departamentin e Shëndetit në Spitalin e Boston, ata bënë lidhjen midis konsumit të vezëve dhe rrezikut të atakut kardiak.
21, 275 pjesëmarrësit në studim plotësuan një pyetësor për stilin e jetës dhe sa e konsumonin vezën
Pas përfundimit të studimit prej 20 vjetësh, studiuesit zbuluan se ato që kishin vdekur nga ataku kardiak, kanë konsumuar një vezë në ditë mesatarisht. Kështu që ngrënia e një veze çdo ditë për 20 vjet rrit rrezikun e atakut kardiak.
Pulat janë më të keqtrajtuarat në planet
“Nëse ne do të shikonim se çfarë konsumon dhe si jeton një pulë, të gjithë do të ishim vegjetarianë”, tha këngëtari Paul McCartney.

Legjenda e muzikës tregoi për një studim të vogël që ai kishte bërë.
“Pulat janë kafshët më të abuzuara në planet. Mijëra pula të grumbulluara në kafaze të vegjël, mbi njëra-tjetrën, pa hapësirë për të hapur krahët e tyre, në një fermë ku punëtorët nuk duket se kujdesen nëse zogjtë vuajnë.” tregoi ai.
Ai tha se fermerët i ushqejnë pulat më shumë seç duhet për më shumë mish, duke e bërë të vështirë për pulën të ketë forcë të mjaftueshme për të mbajtur peshën e tyre dhe shumë prej tyre nuk ecin dot e ngordhin në kafazet e tyre. Mjedisi me aspak higjienë mund të shkaktojë sëmundje, të cilat transferohen në ushqimin që hamë. Një raport i ri ka treguar se kushtet në këto ferma bëjnë që një pandemi e pashmangshme të ndjekë atë në të cilën ndodhemi aktualisht.
Gripi i shpendëve, gripi i derrave dhe tani koronavirusi, të gjitha e kanë fillesën në mënyrën se si rriten kafshët dhe pastaj theren për konsum.
Burimi: The beet. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë