Janë mbyllur edhe ndeshjet e dyta në fazën e 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Nuk ka munguar rezultatet surprizë në këto ndeshje kthimi edhe pse ekipet pretendente të Superligës kanë avancuar për më tej. Nga ekipet e Superligës, vetëm Flamurtari që kishte përballë Tiranën, dhe Skënderbeu që u përball me Partizanin, nuk mundën të avancojnë më tej.
Kështu Kamza ka prerë biletën për në çerekfinale, pasi mundi në shtëpi Vllazninë, e cila nuk shkoi dot më tej edhe pse në javën e parë kishte barazuar 0-0. Kukësi ka eliminuar Apoloninë e Fierit, duke fituar 2-0. Me këtë rezultat skuadra e Cungut ka bërë të pavlefshëm humbjen 1-0 në javën e parë.
Laçi ka mundur Bylisin, duke përmbysur humbjen e një javë më parë dhe avancon më tej në Kupë. Një biletë për në raundin tjetër të Kupës ka prerë edhe Luftëtari që ka eliminuar Egnatian, me rezultat të përgjithshëm, 3-0. Partizani kryesues i Superligës nuk pati asnjë vështirësi me Kastriotit, duke fituar sërish. Këtë herë skuadra e Gegës triumfoi në shifrat 3-0 dhe rezultati i përgjithshëm ka shkuar në 7-2.
Edhe Skënderbeu ka avancuar më tej duke likuiduar Besëlidhjen e Lezhës, ndërsa Teuta është kualifikuar në çerekfinale duke lënë jashtë Lushnjën.
Më poshtë tabela e plotë e rezultateve:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




