Lojëra me Dore

Naomi Osaka mbretëreshë në Australi, është numri 1 në botë

Naomi Osaka fiton turneun e dytë në karrierë, të dytin radhazi pas “US Open 2018”, pasi ka mundur pas tre setesh çeken Petra Kvitova. Një sukses, që vlen titullin në “Australian Open 2019” dhe numrin 1 në klasifikimin botëror. Finalja në Melburn përfundoi 2-1 në favor të japonezes, 7-6, 5-7 dhe 6-4. Një ndeshje e hapur, e bukur dhe shumë e luftuar. Duartrokitje për të dyja tenistet në fund.

Naomi Osaka po shkruan historinë: tani është tenistja numër 1 në planet. Suksesi i saj është bërë më i bukur nga finalja e Melburnit ndaj Petra Kvitova, që kthehej në një finale pas “Wimbledon 2014” dhe incidentit të tmerrshëm të 2016-ës. Seti i parë, shumë i fortë, u fitua nga Osaka, ndërsa Kvitova u duk mirë, sidomos në aspektin mental, në setin e dytë, duke e barazuar ndeshjen. Ekuilibër i plotë gjatë gjithë ndeshjes dhe emocione pa fund.

Naomi Osaka gjatë ndeshjes

Seti i tretë nisi me 1-0 për Kvitovën, por japonezja sulmoi fort dhe e çoi rezultatin 2-1 me një pikë vendimtare, që erdhi nga një goditje spektakolare. Më pas 3-1 për Osakën, Kvitova shkurtoi 3-2, por japonezja nuk fal dhe 4-2. Tenistja çeke mbetet në lojë deri në gejmin e 9-të, kur rezultati është 5-4. Në gejmin e fundit, Naomi Oska luajti me përqendrim të jashtëzakonshëm dhe e mbylli ndeshjen 6-4, duke u zyrtarizuar numri 1 në botë. Por edhe Petra Kvitova ka merituar duartrokitjet e publikut, pasi ka luftuar fort deri në fund dhe ndoshta edhe fati nuk ka qenë me të.

Dëshpërimi i Petra Kvitova pas humbjes në finale

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë