Do të jetë një përballje titanësh, finalja e Australian Open për meshkuj. Pas Rafel Nadal, në finalen e madhe është kualifikuar edhe Novak Gjokoviç. Tenisti serb kaloi pa probleme francezin Lukas Puil 3-0 me sete.
Ndryshe nga sa ishte parashikuar, kjo gjysmëfinale ishte shumë më e thjeshtë për Gjokoviç, i cili nuk hasi asnjë vështirësi përballë tenistit 24-vjeçar. Në setin e parë Gjokoviç i tregoi Puil pse është numri në një botë, duke fituar 6-0. Më pas në setin dytë pati një reagim nga francezi, Puil, por serbi sërish fitoi 6-2.
Ndërsa në setin e fundit Lukas Puil nuk kishte asnjë alternativë tjetër veçse të dorëzohej, duke u mposhtur 6-2 dhe 3-0 në total me sete. Kjo ishte një nga ndeshjet gjysmëfinale të mbyllura më shpejt në historinë e Australian Open, që nuk zgjati më shumë se 1 orë e 23 minuta.

Tashmë Gjokoviç është një hap fitimit të këtij Grand Slam-i, duke u përballur në finale me spanjollin Rafael Nadal. Por nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi kemi të bëjmë me dy tenistë të klasit botëror që kanë dominuar këtë sport në dekadën e fundit dhe që mbajnë dy vendet e para në renditjen e ATP. Dy tenistët do e gjejnë veten përballë njëri tjetrit pas tre vitesh dhe pritet një luftë sportive shumë e ashpër, pasi të dy janë të etur për të ngritur trofeun e këtij Grand Slam-i. Finalja e Australian Open për meshkuj do të luhet ditën e diele në ora 9 e mëngjesit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




