Avokado është një super ushqim me mijëra përfitime: këtë e thonë ekspertët e fitnesit, dietologët, por edhe ata që adhurojnë apo janë amatorë të sportit të cilët këtë frutë e bëjnë pjesë në ditën e tyre. Avokado njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë për t’i prodhuar në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme.
Sipas ekspertëve shëndetësor, konsumimi i një diete të balancuar dhe të shëndetshme ndikon në jetëgjatësinë tuaj.
Për të jetuar më gjatë, ju gjithashtu duhet të bëni rregullisht ushtrime fizike. Çdo i rritur duhet të synojë të bëjë të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë.
Nëse jeni duhanpirës, mënyra më e mirë për ta zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme është duke hequr dorë nga duhani.
Ekspertët tregojnë se shtimi i avokados në dietë është një mënyrë tjetër e mahnitshme për të jetuar më gjatë. Nutricionistët thonë se duhet të synoni t’i hani rreth katër avokado në javë.
Avokadot e furnizojnë trupin me shumë vlera ushqyese, e zvogëlojnë kolesterolin, e ulin rrezikun e kancerit të prostatës, e rregullojnë shtypjen e gjakut, etj.
Megjithatë, ndonëse avokadot janë të shëndetshme, mbani mend se avokadot përmbajnë sasi të larta të kalorive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.