Drejtësia

Konfiskohen 16 mln euro pasuri tek “Uji i Ftohtë”, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Pasuritë i përkisnin personit me inicialet P.P., i cili është dënuar me 7 vite burg për falsifikim dokumentash dhe pastrim parash.

Sipas hetimeve, për përfitimin e pronës me sipërfaqe 32 mijë metra katrorë ishte përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar, ndërsa më pas prona ishte ndarë, tjetërsuar dhe kaluar në emër të personave të tretë.

Sipas Prokurorisë, këto veprime kishin për qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të pasurisë.

Me kërkesë të organit të akuzës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë vendosi konfiskimin e pronës fillestare dhe të të gjitha pasurive që rrjedhin prej saj.

Në përfundim, pasuritë me vlerë rreth 16 milionë euro kanë kaluar në pronësi të shtetit.

Copyright © Gazeta “Si”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë