Drejtësia

Greqi/ Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, prej 2024-ës furnizonte peshëngritësit me substanca dopingu

Policia greke ka arrestuar Odhise Dhimën, 58 vjeç, trajner peshëngritjeje dhe vëllai i kampionit olimpik me origjinë shqiptare, Pirro Dhims. Ai akuzohet se furnizonte sportistët me substanca të ndaluara dopingu. Mes rasteve që përmend policia është edhe ai i djalit të tij të mitur, të cilit dyshohet se i dha një substancë të ndaluar gjatë një gare.

Në mostrën e urinës së sportistit të mitur u zbulua oksandrolon, një substancë që figuron në listën e substancave të ndaluara të Agjencisë Botërore Antidoping (WADA).

58-vjeçari u arrestua mëngjesin e së enjtes, më 12 nëntor, në një zonë të Atikës, pas një hetimi disamujor. Arrestimi u krye nga efektivët e Nëndrejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pjesë e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar. Hetimi u zhvillua në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave të Greqisë (EOF).

Sipas Policisë Greke, Dhima dyshohet se e shfrytëzonte rolin e tij si trajner peshëngritjeje për t’i furnizuar sportistët me substanca të ndaluara dhe për t’ua administruar ato, të paktën që prej prillit të vitit 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë