Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muajt e parë të vitit 2026, duke kaluar për të dytin vit radhazi pragun e 1 trilion dollarëve.
Këtë vit, vendi e arriti këtë shifër një muaj më herët se në vitin 2025, i ndihmuar kryesisht nga rritja e kërkesës globale për produkte teknologjike dhe investimet masive në infrastrukturën e inteligjencës artificiale.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet doganore kineze, eksportet u rritën me 35.2% në tetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke tejkaluar parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin një rritje prej 33.5%. Në shtator, rritja kishte qenë 36.3%.
Edhe importet shënuan një zgjerim të ndjeshëm, duke u rritur me 41.6% në tetor, kundrejt 31% që ishte regjistruar një muaj më parë. Shifra rezultoi gjithashtu më e lartë se parashikimi mesatar prej 32% i ekonomistëve të anketuar nga Reuters.
Megjithatë, suficiti rekord po shton shqetësimet për çekuilibrat në ekonominë kineze dhe mund të përkeqësojë marrëdhëniet tregtare me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Bashkimin Evropian.
Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar masa më të forta kufizuese ndaj importeve nga Kina, ndërsa Brukseli dhe Pekini kanë arritur një marrëveshje për kufizimin e eksporteve kineze të automjeteve hibride drejt tregut evropian në vitet e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje