Njerez

Aktori britanik Russell Brand dënohet me 10 vite burg për përdhunim dhe sulm seksual

Aktori dhe komediani britanik Rusell Brand është dënuar me 10 vite e 6 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një 21-vjeçareje në vitin 2009 dhe sulmin seksual ndaj tri grave të tjera gjatë karrierës së tij.

Gjatë seancës gjyqësore, gjyqtari deklaroi se Brand, i cili u bë i famshëm në televizionin britanik gjatë viteve 2000, ishte kthyer në një “grabitqar seksual” gjatë periudhës së ngritjes së tij në famë.

Gjatë gjyqit katërjavor, Brand pranoi se kishte pasur marrëdhënie të shumta seksuale, por duke theksuar se nuk kishin qenë kurrë me detyrim.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një investigimi në vitin 2023 nga mediat britanike, ku disa gra të tjera e akuzuan për abuzim seksual.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë