Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, perspektivën e saj pas vitit 2030 dhe mundësinë e një anëtarësimi gradual në Bashkimin Europian.
Në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama mbrojti marrëveshjen me Melonin, duke theksuar se ajo do të vijojë të jetë në fuqi deri në vitin 2030, ndërsa për integrimin europian kërkoi një proces të bazuar në meritë, ku të gjitha vendet e rajonit të trajtohen në të njëjtat kushte.
Rama: Është me rëndësi t’i kuptosh njerëzit, ata kanë të drejtën të bëjnë që duan, problemi është se ata nuk e kuptojnë se ku mbaron liria e tyre dhe e tjetrit. Kjo është një sfidë, por Shqipëria po ecën mirë me shifrat, turizmin dhe gjithçka tjetër. Njerëzit duan që ekonomia të ndikojë jetën e tyre.
Tadeo: Ju dhe Italia bëtë një marrëveshje për emigrantët e parregullt. Ka pasur shumë pyetje për këtë marrëveshje. Çfarë do të ndodhë pas 2030 nëse shkoni në BE?
Rama: Nuk është një çështje kaq e madhe për të zënë mendjen e Europës. Është një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Përdoret për qëllime të brendshme nga partitë që e shohin si mënyrë për të fituar vota. Por ky është një problem i madh, një sfidë civilizimi.
Tadeo: Çfarë do të ndodhë pas 2030-ës?
Rama: Doni të nxirrni një titull për “motrën time” në Romë, por nuk ua jap. Marrëveshja do të vijojë të jetë në fuqi deri në 2030, edhe 2050 për sa kohë aty të jetë “motra ime”.
Tadeo: Çfarë mendoni për versionin për të qenë anëtarësimin e pjesshëm dhe gradual në BE?
Rama: Është diskutuar në çdo rast. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, Malin e Zi, por ka të bëjë me vetë Europën. Kam bindjen se procesi duhet të jetë i bazuar në meritë. Është njësoj si patenta. Të duhet patentë, por edhe duhet të dish t’i japësh atij mjeti. Kërkojmë proces të bazuar në meritë, por të jenë të gjithë në meritë. Ne jemi 7 fëmijët e Ursulës (Von der Leyen), por ajo nuk i rriti fëmijët jashtë shtëpisë. Të jemi të gjithë në tryezë dhe të anëtarësohemi sipas meritës. Edhe Serbia mund të jetë në tryezë, por nëse nuk bën asgjë, nuk merr përfitime. Me këtë i jep një mesazh edhe Rusisë. Duhet të na fusni në shtëpi dhe më pas të na “dënoni”, të na “mbyllni në banjo”. Përndryshe të qëndrojmë në lagje. Kjo nuk ka të bëjë me ne, sepse ne do të jemi gjithnjë pas derës për tu lutur të hyjmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje