Njerez

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Henri B. Kagan dhe Kenso Soai janë fituesit e çmimit Nobel në Kimi, për zbulimet e tyre mbi efektet jolineare dhe autokatalizën në sintezën organike asimetrike.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi çmimin në Stokholm, duke vlerësuar punën e dy kimistëve për një problem shkencor më shumë se një shekull të vjetër: si mund të shfaqet spontanisht homokiraliteti në reaksionet kimike.

Kagan, i lindur në Francë, është i lidhur me Universitetin Paris-Sud, ndërsa Soai, 95 vjeç dhe me origjinë nga Japonia, është profesor në Universitetin e Shkencave të Tokios.

Kryetari i Komitetit Nobel për Kiminë, Heiner Linke, i cilësoi reaksionet e zhvilluara nga dy shkencëtarët si “spektakolare”, duke theksuar rëndësinë e tyre për të kuptuar mënyrën se si mund të krijohet asimetria në proceset kimike.

Çmimi Nobel këtë vit shoqërohet me një vlerë prej 12 milionë koronash suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë, që ndahet mes laureatëve.

Ndarja e çmimeve Nobel vijon gjatë kësaj jave. Pas çmimit në Kimi, të enjten shpallet Nobel-i në Letërsi, ndërsa të premten jepet Çmimi Nobel për Paqen. Çmimi për Ekonominë do të shpallet të hënën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë