Kosova

Merr fund ngërçi politik, zgjidhet Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula

Justina Shiroka Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës, pas votimit të zhvilluar në Kuvend gjatë seancës së mbajtur në orët e vona të mbrëmjes.

Pro kanë votuar 81 deputetë, dy vota të pavlefshme ndërsa një votë për Eliza Hoxhën, duke u zgjedhur në krye të Presidencës së Kosovës. Në garë për postin e Presidentes ishte edhe Eliza Hoxha.

Votimi u bë 13 minuta pas mesnatës.

‘Betohem, do i kryej me përgjegjësi detyrat e mia në shërbim të Republikës së Kosovës’, tha Pula gjatë betimit në Parlament.

Më pas gjatë fjalës para deputetëve, Pula tha se do i shërbejë interesit qytetar dhe do të punojë për unitetin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë