Java e Modës në Londër 2026 solli rikthime të rëndësishme dhe një sërë tendencash që pritet të ndikojnë stilin e pranverës dhe verës 2027. Alexander McQueen u rikthye në Londër pas 25 vitesh prezantimesh në Paris, ndërsa Mulberry bëri rikthimin e saj pas nëntë vitesh. Krahas emrave të mëdhenj, në pasarela u dalluan edhe disa drejtime të reja.
“Messy girl” do të jetë një nga tendencat kryesore. Në kontrast me minimalizmin e “clean girl” dhe “quiet luxury”, ky stil sjell kombinime më të guximshme, ngjyra pastel, motive me lule dhe përzierje teksturash, duke krijuar një pamje që duket e kuruar, por njëkohësisht e shkujdesur.
Ndërkohë ka ardhur dhe frymëzimi nga kopshtaria në garderobë. Përparëset, palltot trench, materialet rezistente ndaj ujit dhe veshjet praktike marrin një interpretim të ri dhe më elegant në pasarela.
Një tjetër trend është “perëndesha moderne”, i frymëzuar nga Greqia e Lashtë dhe estetika e filmit Odiseja. Fustanet, pëlhurat e lehta dhe siluetat e rrjedhshme krijojnë një pamje romantike dhe boheme.
Sa i përket ngjyrave, portokallia pritet të jetë një nga nuancat më të rëndësishme të vitit 2027. Nga mandarina dhe koralja te tonet e xhenxhefilit, ajo u shfaq në koleksionet e disa prej markave të prezantuara në Londër.
Në fund, baleti po kalon nga skena në rrugë. Këpucët balerinë, siluetat e vogla dhe elementet e frymëzuara nga veshjet e balerinëve pritet të jenë ndër zgjedhjet më të kërkuara të sezonit të ardhshëm.
Në tërësi, Londra paralajmëroi një sezon më ekspresiv, romantik dhe eksperimental, ku moda largohet nga minimalizmi strikt dhe i hapet më shumë ngjyrës, teksturës dhe individualitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje