Ngjarje

Abuzohet seksualisht 12-vjeçarja në Tiranë, në pranga tezja dhe djali i hallës

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare. Në pranga kanë rënë tezja e saj, 32 vjeçe, dhe djali i hallës, 29 vjeç, të cilët dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të miturën.

Rasti është zbuluar pas bashkëpunimit të shkollës me policinë. Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë përforcuar edhe nga pamjet filmike të gjetura në celularin e të miturës, të cilat janë sekuestruar si pjesë e hetimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë