Kosova

“Të respektohen vendimet e Hagës”/ Grenell i përgjigjet Marta Kos: Këto gjykata radikale duhet të mbyllen

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas deklaratës së komisioneres Marta Kos, e cila kërkonte respektimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK-së.

Grenell u shpreh se Evropa duhet të reformojë institucionet dhe politikat e saj, duke shtuar se këto financimi për këto gjykata duhet të ndalojë menjëherë.

“Jo. Gjashtë vjet mbajtje në burg të dikujt për diçka që, sipas jush, ka ndodhur 25 vjet më parë është e turpshme.

Evropa duhet të reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave.

Është edhe një njollë tjetër për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, shkroi Grenell në X.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë