Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit, për dosjen “Revanshi”, e cila zbardhi 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
SPAK kërkoi 21 vite burg për Durim Bamin, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
Sipas vendimit, Durim Bami është deklaruar fajtor për disa vepra penale. Gjykata e ka dënuar me 8 vite burgim për “sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të A.N., vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Gjykata e ka shpallur gjithashtu fajtor për “grup të strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, në lidhje me veprat penale kundër jetës, duke i caktuar 3 vite burgim për këtë vepër.
Bami është shpallur fajtor edhe për kultivimin e bimëve narkotike, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë vepër gjykata ka caktuar 10 vite burgim. Po ashtu, për veprën e grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike, është caktuar një tjetër dënim prej 3 vitesh.
Ndërkohë, Jozi Kraja u dënua me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg.
Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli) me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg.
Oltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burg.
Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite burg.
Henerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burg.
Durim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burg.
Altin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje