Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan sot në 1 gusht se do të pezullohen përkohësisht ndërtimet në zonat turistike.
Gonxhja shprehet se në zbatim të ligjit nr 83/ 2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zona turistike.
Ministri vlerëson se masa synon që të garantojë një sezon normal turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe mjedis më të qetë për qytetarët e vizitorët.
Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike. Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026. Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.
Vendimi përcakton qartë:
-Punimet që pezullohen;
-Punimet që përjashtohen nga pezullimi;
-Zonat ku zbatohet masa;
-Rregullat për lejet e ndërtimit;
-Masat administrative në rast shkeljesh;
-Institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.
Ftojmë të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje